Lajme
Marrëveshja Izrael-Hamas, 3-4 pengje do lirohen në javë
Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit ka bërë të ditur se Hamasi do lirojë 3-4 pengje në javë gjatë fazës së parë të armëpushimit.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në një konferencë për shtyp se në këtë fazë të parë 6-javore të armëpushimit, tre deri në katër pengje të tjera do të lirohen çdo javë, transmeton albinfo.ch.
Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve AFP se shkëmbimi i radhës peng-të burgosur do të bëhet ditën e shtunë.
Hagari foli edhe për atë që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur armëpushimi u vonua me rreth dy orë e gjysmë.
“Pasi Hamasi nuk arriti të dorëzojë emrat e tre pengjeve në kohën e rënë dakord, ne goditëm infrastrukturën ushtarake të Hamasit dhe terroristët e armatosur në automjete. Nuk do të tolerojmë devijime nga marrëveshjet, siç e bëmë të qartë këtë mëngjes”, tha zëdhënësi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











