Maqedonia
Marrëveshja, mundësi e pakufizuar për shqiptarët
Shqiptarët, por edhe e gjithë popullata e Maqedonisë, do dalin fitues nëse zbatohet marrëveshja e arritur me Greqinë, për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Kështu thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë, Bujar Osmani, i cili pohon se anëtarësimi në NATO dhe në BE është i garantuar pas zgjidhjes së kontestit të emrit me shtetin fqinj. Sipas tij, me arritjen e këtij qëllimi, dukshëm do të përmirësohet pozita, gjendja politike dhe ekonomike e shqiptarëve në vend.
“Për shqiptarët dhe për qytetarët e Maqedonisë, çështja e NATO-s është ekzistenciale, çështje sigurie dhe çështje “të jesh apo të mos jesh”. Marrëveshja do të hap rrugën për në BE. BE-ja ka mundësi të pafund qoftë për standardin jetësorë, qoftë për ekonominë e vendit, për vende të reja të punës, për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve, për studentët, për profesorët, për akademikët dhe për të gjithë jep mundësi të pafund. Të gjithë këto përpjeke i kemi bërë së bashku me vendet tjera të rajonit që të futemi nën ombrellën e sigurisë së NATO-s dhe të vazhdojmë në perspektivën evropiane. Thjeshtë nuk kam fjalë për t’i përkufizuar mundësitë që do t’i kenë shqiptarët dhe qytetarët tjerë pas zbatimit të këtij procesi”, deklaroi Osmani, raporton “Alsat”.
Me emrin “Maqedonia e Veriut” pajtohet edhe opozita shqiptare. Syrjah Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ri është më i mirë se ai paraprak, i cili sipas tij përfaqësonte vetëm Maqedonasit.
“Ky propozim konkret është propozim i paketës me përcaktim gjeografik, që ne e përshëndesim si të tillë dhe vlerësojmë se është shumë më i mirë sesa propozimi i paraprak i cili doli nga goja e kryeministrit por u pa qartë se u mbështet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Një propozim i cili as historikisht e as etnikisht nuk i përfshinë shqiptarët brenda. Kjo ishte sa i përket informata të para në lidhje me emrin konkret. Ndërsa sa i përket përmbajtjes së brendshme të marrëveshjes, do të prononcohemi atëherë kur ta kemi në dorë”, tha Rashidi, përcjell albinfo.ch.
Propozimi i ri me përcaktues gjeografik dhe i përthyeshëm, “Republika e Maqedonisë së Veriut”,u prit krah hapur nga opinioni shqiptarë. Reagime, kritika dhe tallje të panumërta nga opinioni shqiptar kishte kundër propozimit të parë publik nga kryeministri Zaev, tashmë të dështuar, që vendi jonë të thirret “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen Sot pasdite rreth orws 16:00, policia zvicerane ka marrë një raport për sulmin, sipas policisë kantonale...
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit
-
Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik të Gjenevës