Lajme
Mashtrimet me kriptovaluta, rreziku i vitit 2022
Investimet që lidhen me kriptomonedhat dhe asetet dixhitale janë deri më tani kërcënimet më të mëdha me të cilat do të përballen investitorët individë përgjatë vitit 2022, sipas një studimi vjetor të agjencive rregullatore të letrave me vlerë nga Shoqata e Administratorëve të Letrave me Vlerë në Amerikën e Veriut.
Sipas Bloomberg, mashtrimet në formën e kambialeve (dokumente financiare të borxheve, dëftesa borxhi), skemat e mashtrimeve me paratë e ofruara në internet dhe në mediat sociale, si dhe ato që lidhen me llogaritë individuale të pensionit që mund të menaxhohen direkt nga mbajtësi i llogarisë, përbënin listën me katër kërcënimet kryesore për shëndetin financiar të investitorëve retailë.
“Përpara se të futeni në ҫmendurinë e kriptove, kini parasysh se kriptomonedhat dhe produktet e tjera financiare që lidhen me to, mund të jenë thjesht disa fronte të hapura për publikun ku mund të ndodhin skemat Ponzi dhe mashtrime të tjera”, tha në një deklaratë Joseph Rotunda, drejtori i Divizionit të Zbatimit të Bordit të Letrave me Vlerë në Teksas.
Investitorët duhet t’i konsiderojnë investimet në programet e tregtimit të kriptomonedhave, hapësirat e minimit të kriptove, llogaritë e depozitimit të kriptove dhe kuponat e letrave me vlerë “ashtu siҫ ato janë në të vërtetë: spekulime jashtëzakonisht të rrezikshme me një risk të lartë të humbjes”, tha Rotunda.
Mashtruesit synojnë të përfitojnë nga grupe të ndryshme njerëzish, kryesisht nga shumë qytetarë të moshuar apo pensionistë që jetojnë me të ardhura fikse, nëpërmjet kambialeve afatshkurtra të rreme, duke i bërë ato kërcënimin e dytë më të madh për investitorët, sipas studimit të Shoqatës së Administratorëve të Letrave me Vlerë në Amerikën e Veriut. “Garancitë për një kthim të investimit me norma 2% në ditë, 14% në javë ose 40% në muaj janë shumë të mira për të qenë të vërteta,” thuhej në njoftimin e kësaj shoqate, të publikuar të hënën.
Investitorët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për kambialet me afat nëntëmujor ose më të shkurtër, pasi dokumente të tilla financiare përgjithësisht nuk janë të detyrueshme që të regjistrohen tek agjencitë rregullatore federale ose shtetërore të letrave me vlerë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











