Lajme
Mashtrohet nga dashuria e internetit, gruaja i transferon 160 mijë franga

Një grua nga rajoni i Badenit ka rënë pre e “dashurisë online”.
Ajo në një faqe interneti ka takuar një burrë, i cili e ka mashtruar atë. Gruaja e dashuruar në personin që as nuk e njihte i kishte transferuar atij një shumë prej 160 mijë frangash brenda një muaji.
Policia e kantonit të Aargau ka thënë se transferimet ndodhën pasi që burri, i cili kishte mashtruar gruan, i kishte kërkuar se kishte vështirësi financiare dhe i duheshin paratë për punë, shkruan 20 minuta, përcjell Albinfo.ch.
Policia ka filluar një hetim, pa e ditur ende personin e dyshuar.
Ndërsa, në anën tjetër, Policia këshillon t’u kushtohet vëmendje e madhe informacioneve personale që zbulohen në faqet e takimeve dhe në mediat sociale.
Nuk duhet t’u transferosh para personave të panjohur. “Mos i kaloni fotot personale ose videot që përdori më vonë për të shantazhuar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri Valton Halimi ka 27 vite që jeton dhe vepron në Austri dhe është pronar edhe i...
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Sektori i arit në Zvicër po lulëzon Sektori i arit në Zvicër po lulëzon pasi investitorët kërkojnë asete të sigurta në mes të...
-
Zvicra ka një milioner të ri nga lotaria
-
Pagesa minimale që paguan secili për shërbime mjekësore në Zvicër do të rritet
-
Policia dhe qytetarët shënjestrojnë pedofilët në Zvicër
-
Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump