Kultura
“Matanë malit”, albumi i tretë i Elina Dunit
“Matanë malit” është titulluar albumi i tretë i këngëtares së re shqiptare, Elina Duni, i cili do të publikohet gjatë këtij muaji
Album i këngëtares së re shqiptare, Elina Duni, është realizuar me labelin legjendar të muzikës xhaz, “ECM”, ndërsa do të hidhet në treg më 21 shtator në Zvicër dhe Gjermani, e më 8 tetor në Francë e Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Këtë vjeshtë, Elina, shqiptarja që po mahnit artdashësit, do të zhvillojë turne në Evropë dhe SHBA, me muzikën që paraqet rikthim te burimet e saj muzikore, një kombinim mes këngëve popullore ballkanike dhe muzikës xhaz.
Elina, së bashku me të ëmën, Besa Myftiu, kishte emigruar nga Shqipëria në Gjenevë, kur ende nuk kishte mbushur 11 vjet. Në këtë qytet ajo ka studiuar pianon klasike në “Conservatoire de Musique de Genève“ dhe në „Collège de Saussure“, por gjatë asaj kohe ka zbuluar edhe pasionin e saj për xhazin.
Një kohë ka jetuar dhe studiuar në Nju Jork ndërsa me kthimin në Zvicër, në vitin 2004, Duni mbaroi konservatorin e muzikës, drejtimin për xhaz, në Bernë. Në të njëjtën kohë ajo iu kushtua xhazit, duke krijuar kuartetin e saj me Colin Valon, Bänz Oester dhe Norbert Pfammatter.
Prej disa vitesh Elina Duni me kuartetin është e pranishme dhe shumë e vlerësuar në skena të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Shqipërisë, Kosovës etj.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve