Lajme
Matematikë me detyrim, plani i Rishi Sunak për të gjithë nxënësit deri 18 vjeç
Të gjithë nxënësit deri në moshën 18 vjeç duhet të mësojnë lëndën e matematikës, është ky plani i kryeministrit britanik Rishi Sunak.
Në fjalimin e parë për vitin 2023, Sunak pritet të bëjë me dije prioritetet e qeverisjes së tij.
“Në një botë ku të dhënat janë kudo dhe statistikat mbështesin çdo punë, punët e fëmijëve tanë do të kërkojnë më shumë aftësi analitike se kurrë më parë. T’i lëmë fëmijët tanë të dalin në botë pa ato aftësi, do të thotë t’i zhgënjejmë ata“, thuhet në një pjesë të fjalimit të tij.
Ideja duket të jetë një aspiratë dhe jo një politikë plotësisht e zhvilluar dhe e papërcaktuar se si do të funksiononte.
Sipas shifrave të qeverisë, rreth tetë milionë të rritur në Angli kanë aftësitë llogaritëse të fëmijëve të shkollave fillore, ndërsa 60% e nxënësve nuk kanë aftësi bazë matematikore në moshën 16 vjeç.
Sunak do të jetë i etur të përdorë fjalimin e tij për të provuar kompetencat e tij dhe për të paraqitur ide pas trazirave politike të vitit të kaluar. Qeveria britanike po përballet me një valë grevash, krizë të kostos së jetesës dhe presione të mëdha mbi shërbimin shëndetësor.
Gjatë fjalimit të tij, Sunak pritet të zgjerojë vizionin e tij për Mbretërinë e Bashkuar./TheGuardian
E-Diaspora
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin Bëhet e ditur se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin,...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri Berset paraqiti kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Zvicra e mbështet...
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”