Sport
Mavraj trondit Kombëtaren, mungon një muaj
Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim në gju dhe do të mungojë rreth katër javë. Ai do të mungojë për ndeshjen ndaj Italisë më 24 mars
Një lajm shumë i hidhur vjen nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, shkruan albinfo.ch.
Mavraj ka pësuar një lëndim dhe sipas njoftimit të bërë nga klubi gjerman, ku u transferua në janar, Hamburg, ai do të mungojë rreth 4 javë.
Faqja zyrtare e klubit bën të ditur se lojtari shqiptar ka probleme me gjurin. “Shumë e hidhur: Mërgim Mavraj, të mërkurën, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, ka pësuar një plasaritje në zonën e gjurit të majtë dhe do të jetë rreth 4 javë larg fushave. U shërofsh shpejt, Mërgim!”, shkruhet në njoftimin e Hamburg SV.
Kështu Mavraj do të mungojë për ndeshjen shumë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare ndaj Italisë, takim që do të zhvillohet më 24 mars në Palermo të Italisë. Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha janë të suspenduar për këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














