Lajme
Mbërrijnë trupat e viktimave në Kosovë
Mësohet se para pak minutash kanë arritur në Kosovë trupat e pajetë të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se makinat me trupat e pajetë kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, në pikën kufitare në Morinë, ndërsa gjatë ditës pritet varrimi nga familjarët e tyre.
Po ashtu, në mesnatë kanë arritur në Kosovë 21 të lënduarit e aksidentit tragjik. Disa prej tyre janë marrë me autoambulanca, ndërsa të tjerët janë marrë nga familjarët e tyre, të cilët kanë hyrë me vetura për t’u ikur kontaktit me mediat.
Për t’i pritur të mbijetuarit e aksidentit në aeroportin e Prishtinës kishin dalë Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.
Nga spitali janë liruar gjithsej 28 pacientë, disa prej të cilëve janë kthyer në Gjermani.
“28 veta tashmë janë liruar nga spitali dhe 15 vazhdojnë trajtimin në spital në Sllavonski Brod. Një nga pacientët është transferuar në Zagreb, ku është dyshuar për disa lëndime dhe problem neurologjike, por fatmirësisht gjendja e saj është stabile”, thotë ministri i Shëndetësisë së Kosovës.
Janë duke u shqyrtuar mundësitë që shoferi i autobusit të gjykohet në Kosovë. Aktualisht ai gjendet në paraburgim 1 muaj me vendim të gjykatës në Kroaci, pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












