Tematike
Mbetet në burgun për dëbim kosovari i dyshuar si simpatizant i ISIS-it
Duke qenë se skziston rreziku që ai të hidhet në ilegalitet, Gjykata Administrative e Bernës refuzon ankesën e kosovarit që ndodhet në paraburgim për dëbim
Një simpatizant i dyshuar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) duhet të mbahet edhe më tutje në paraburgimin për dëbim, në Moutier (BE).
Sipas një aktgjykimi të publikuar të mërkurën, Gjykata Administrative e Bernës e ka hedhur poshtë ankesën e kosovarit si të pabazuar, transmeton albinfo.ch
I dyshuari ka kryer shkelje në mënyrë të përsëritur vitet e fundit; kryesisht bëhej fjalë për delikte të dhunës. Procedimet penale ndaj tij kanë vazhduar që nga viti 2019, ndër të tjera për shkelje të ligjit zviceran që ka shpallur të ndaluara, si terroriste, grupet Al-Kaeda dhe Shteti Islamik.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Administrative, personi në fjalë është i lindur në Zvicër si i biri i një çifti kosovar të pranuar përkohësisht. Nga dhjetori i vitit 2016 ai thuhet se ka vizituar rregullisht një xhami në Thun, ku punonte një imam selefist. Si rezultat, ai është bërë gjithnjë e më i radikalizuar.
Gjatë kontrollit të një shtëpie, ishin sekuestruar veshje ushtarake dhe veshje kamuflazhi. Në pajisjet elektronike kishte edhe përshkrime të dhunës me një referencë të qartë për organizatën terroriste Shteti Islamik. i përmenduri duket se kishte kontakt me mjediset xhihadiste, salafiste, shkruan gazeta Berner Zeitung.
Sipas gjykatës administrative, policia e kantonit të Bernës e ka përshkruar atë si një “person të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm nga i cili mund të pritej të përgatiste dhe të kryente ndojë sulm terrorist bazuar në bindjet e tij fetare”.
Në korrik të vitit 2021, Zyra Federale e Policisë kishte urdhëruar që personi të deportohej në Kosovë menjëherë pas revokimit të pranimit të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ankesa e tij është në pritje; efekti pezullues është tërhequr dhe ai duhet të presüee edhe më tutje vendimin, duzke qëndruar në paraburgimin për dëbim.
I riu është rritur në Zvicër, flet perfekt dialektin e gjermanishtes së Bernës dhe është në kontakt të ngushtë me familjen e tij. Sipas avokatit të tij, ai gjithashtu përpiqet të kërkojë një punë në liri dhe nuk ka asnjë interes të fshihet. Do të mjaftonte një masë më e butë, për shembull regjistrimi i detyrueshëm ose depozitimi i dokumenteve të udhëtimit.
Por Gjykata Administrative e sheh ndryshe këtë. Sipas saj ekziston rreziku që personi të fshihet, përcjell albinfo.ch. Ai është pa para dhe merr ndihmë sociale. Ai ka kryer vazhdimisht vepra penale, gjë që është tregues i rrezikut për t’u fshehur. Gjithashtu, arsyeja e dënimit me burg është rreziku i konsiderueshëm për jetën, që paraqet lirimi i tij eventual.
Paraburgimi i dëbimit zgjat deri më 21 janar 2022. Vendimi i gjykatës administrative mund t’i referohet gjykatës federale.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












