Shqipëri
Mbi 1.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë përgjatë muajit korrik
Referuar numrit total, mbi 2 milionë shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri përgjatë muajit korrik të këtij viti, njofton INSTAT, përcjell albinfo.ch.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, sipas të cilit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin korrik 2022, shënuan rritje me 22,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit.
Sipas INSTAT-it, në korrik numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.403.333. Ky numër është rritur me 21,1 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit.
Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Italia me 48 %, krahasuar me korrrikun 2021.
Ndërkohë, gjatë shtatëmujorit të këtij viti, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Referuar të dhënave të INSTAT-it, nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2022 kanë dalë 1.869.366 shtetas të huaj dhe shqiptarë, duke shënuar një rritje me 28,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik është 555.978. Krahasuar me korrikun e 2021-shit, ky numër është rritur me 16,8 %.
Ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë dalë nga territori i Shqipërisë është 1.313.388, ose 33,5 % më shumë se korrikun e 2021-shit.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2022 është 3.075.511, duke u rritur 41,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në korrik 2022 numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “personale” është 1.395.253, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














