Lajme
Mbi 1 mijë persona kanë kërkuar të kthehen nga Evropa gjatë këtij muaji
Vetëm gjatë këtij muaji, mbi 1 mijë kosovarë që gjenden jashtë vendit kanë bërë kërkesë që të kthehen në Kosovë. Më së shumti kërkesa ka nga Gjermania, Zvicra e Kroacia. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se po e presin miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të organizuar fluturimin e radhës. Të gjithë të kthyerit do të vendosen për dy javë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë. Kjo qendër ka kapacitet vetëm edhe për 100 persona.
Shtetasit kosovarë që gjenden jashtë vendit po duan të kthehen në Kosovë, pas situatës së krijuar në gjithë botën nga koronavirusi. Një numër i madh i tyre tashmë u janë drejtuar autoriteteve kosovare me kërkesa për kthim.
Alban Zogaj, shef i kabinetit të Ministrit Lumir Abdixhiku, i ka thënë Gazetës Express se vetëm gjatë këtij muaji kanë pranuar mbi 1 mijë kërkesa.
Sipas tij, më së shumti kërkesa ka nga Gjermania, Zvicra e Kroacia.
“Kërkesat janë të mëdha. Janë diku mbi 1000 qytetarë të Kosovës që kanë kërkuar të kthehen në vend. Prej të gjitha vendeve të Evropës. Por, kërkesat më të larta janë nga Gjermania, Zvicrra, Kroacia, Belgjika, Skandinavia”, ka thënë Zogaj.
Zogaj thotë se po punohet për kthimin e tyre, por se kjo varet edhe nga hapësirat që janë në dispozicion në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.
Një numër i tyre pritet që të kthehen gjatë kësaj jave, nëse një kërkesë e tillë miratohet nga Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë.
“Kthimi i tyre varet shumë nga hapësirat që kemi në Qendrën e Karantinës. Në momentin që të kemi aprovim nga ana e Ministrisë së Shëndetesisë, do të organizojmë fluturimin e rradhës. Jemi në diskutime për të organizuar një fluturim këtë javë. Nuk e dijmë saktë, varet nga hapësirat në Qendrën e Karantinës”, thuhet në përgjigjet e Zogajt drejtuar Gazetës Express.
Për kapacitetin e konvikteve është deklaruar Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Sfishta ka thënë s se aktualisht në këtë qendër janë të strehuar 430 persona. Sipas tij, në konvikte ka vend vetëm edhe për 100 persona.
Të kthyerit janë strehuar në Konviktin III, VI, VII dhe VIII.
“Aktualisht në konvikte janë të vendosur 430 persona. Në këto konvikte mund të vendosen vetëm edhe 100 persona, sepse vetëm konviktet në të cilat janë të vendosur i kanë banjot e ndame. Instituti nuk ka lejuar që ata të vendosen në konviktet e tjera ku banjot janë kolektive”, ka thënë Sfishta për Express.
Ndërkohë, Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në vazhdimësi i ka lutur shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat e Kosovës nëpër botë.
“I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, para tri ditësh.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus. Deri tani, në gjithë vendin janë konfirmuar 94 raste. Më së shumti raste ka Malisheva, Gjilani dhe Prishtina.
“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë”, thuhet në njoftim.
Për gjendjen e të infektuarve ka dhënë detaje Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, QKUK’ja ka njoftuar se pesë pacientë të prekur me koronavirus po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa njëri prej tyre është në kujdes intensiv në Klinikën Infektive.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përveç infermieres së infektuar me COVID-19, e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars. Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss














