Kosova
Mbi 10 milionë të huaj në Gjermani, ja sa prej tyre janë shqiptarë
Numri i të huajve në Gjermani ka arritur shifrën rekord. Shumica vijnë nga shtetet e BE, por gjithashtu është rritur numri i të huajve nga shtetet e treta si Siria, shkruan “Spiegel Online”. Albinfo.ch ju tregon numrin e saktë të kosovarëve në Gjermani.
Në fund të 2017 në Gjermani ka pasur rreth 10.6 milionë banorë me nënshtetësi të huaj. Kjo shifër tregon se të huajt në Gjermani janë më të shumti në numër sesa asnjëherë më parë. Lajmi është publikuar nga vetë Zyra Federale e Statistikave në Gjermani.
Në regjistër janë shënuar të gjithë të huajt që kanë jetuar tre muaj ose më shumë në Gjermani. Numri i të huajve është rritur për 585.000 ose 5,8 përqind më shumë nga 2016. Rritja ka ndodhur nga 2009, përcjell albinfo.ch.
Numri më i madh i europianëve në Gjermani lidhet kryesisht me lëvizjen e lirë, ndërsa më së tepërmi në 2016 erdhën nga Polonia (85.000), Rumania (85.000) dhe Bullgaria (45.000). “Mes 2007 dhe 2017 numri i të huajve nga BE është rritur nga 919.000 në 2,6 milionë”, thanë nga Zyra Federale.
Sa u takon vendeve të shteteve të treta, të ardhur janë 163.000, ndërsa vitin paraprak kjo shifër ishte 665.000. Shumica nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Sa shqiptarë jetojnë në Gjermani?
Nëse analizojmë sesa shqiptarë jetojnë Gjermani, vetëm me nënshtetësi kosovare ka 208.505 sosh, prej të cilëve 39.020 kanë lindur në Gjermani dhe 169.485 kanë lindur jashtë saj. Kjo shifër është më e madhe, pasi te lista me nënshtetësi serbe (225.535 gjithsej) janë përfshirë edhe një pjesë që kanë origjinë nga Kosova.
Në Gjermani jetojnë 48.705 nënshtetas të Shqipërisë dhe 99.435 nënshtetas të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













