Lajme
Mbi 12 milionë të infektuar dhe 7 milionë të shëruar nga COVID-19
Të dhënat e fundit, sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 12,639,583 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 563,137 viktima si dhe janë shëruar 7,377,130 pacientë, transmeton albinfo.ch.
Zyrtarisht në tërë botën janë kryer miliarda teste për koronavirusin dhe se mbi 12 milionë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 3,291,786, teksa kanë vdekur 136,671 persona si dhe janë shëruar 1,460,495 pacientë.
Nga ana tjetër, Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,804,338 të infektuar, 70,524 të vdekur dhe janë shëruar 1,213,512 persona.
Pas Brazilit, në vendin e tretë është India me 822,674 të prekur, kanë vdekur 22,152 njerëz si dhe janë shëruar 516,308 pacientë.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














