Lajme

Mbi 13 kilometra e gjatë kolona e automjeteve në Gotthard

Humbja e kohës gjatë pritjes para tunelit është deri në dy orë e dhjetë minuta, njofton në Twitter Touring Club Switzerland (TCS)

Sikur është e zakonshme në ditët e fillimit të pushimeve, edhe sot, është regjistruar një bllokim trafiku përpara portalit verior të tunelit Gotthard, transmeton albinfo.ch. Autokolona herë pas here ishte 13 kilometra e gjatë.

Pushimet verore kanë filluar edhe në kantonet Cyrih dhe Aargau në fundjavë. Prandaj, të gjitha kantonet zvicerane tashmë ndodhen “në pushim”, shkruan sda.ch.

Bllokimi ishte krijuar tashmë herët në mëngjesin e të shtunës: rreth orës 4:30 të mëngjesit autokolona midislokaliteteve Erstfeld dhe Göschenen shtrihej mbi dhjetë kilometra, pas orës 11:30 ishte 13 kilometra e gjatë.

Humbja e kohës gjatë pritjes para tunelit është deri në dy orë e dhjetë minuta, njofton në Twitter Touring Club Switzerland (TCS). Hyrja në Göschenen u mbyll të shtunën në mëngjes.