Lajme
Mbi 13 milionë raste me COVID-19 në botë
Infeksionet globale të koronavirusit kaluan 13 milionë të hënën, sipas një raporti të Reuters, duke shënuar një tjetër moment historik në përhapjen e sëmundjes, e cila ka ‘vrarë’ më shumë se gjysmë milioni njerëz në shtatë muaj.
Rasti i parë u raportua në Kinë në fillim të janarit dhe u deshën tre muaj për të arritur një milion raste.
Deri më tani ka pasur më shumë se 568.500 vdekje të lidhura me koronavirusin, brenda të njëjtit interval me numrin e vdekjeve vjetore të gripit të raportuara në gjithë botën. Vdekja e parë u raportua në 10 janar në Wuhan, Kinë, përpara se infeksionet dhe vdekjet të rriteshin në Evropë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.
Shumë vende të goditura me vështirësi po lehtësojnë bllokimet e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Vende të tjera, siç është qyteti australian Melbourne, po zbatojnë një rund të dytë mbylljesh.
Raporti i Reuters, i cili bazohet në raportet e qeverisë, tregon se sëmundja po përshpejtohet më shpejt në Amerikën Latine. Amerika përbën më shumë se gjysmën e infeksioneve të botës dhe gjysmën e vdekjeve.
Shtetet e Bashkuara raportuan një rekord të përditshëm global të 69.070 infeksioneve të reja më 10 korrik. Në Brazil, 1.86 milionë njerëz janë testuar pozitivë, përfshirë Presidentin Jair Bolsonaro, dhe më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur.
India, vendi me numrin e tretë më të madh të infeksioneve, ka qenë duke luftuar me një mesatare prej 23,000 infeksionesh të reja çdo ditë që nga fillimi i korrikut, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















