Kosova
Mbi 14 mijë votues në përfaqësitë diplomatike, procesi po vazhdon në SHBA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14,463 qytetarë, ose 71.16%, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York, transmeton albinfo.ch.
Procesi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasadat dhe konsullatat në shtete si Gjermania, Zvicra, SHBA, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar e të tjera.
Pas mbylljes që vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, pasi të jenë numëruar votat e rregullta të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
Të drejtë vote në përfaqësi diplomatike kanë pasur vetëm votuesit të cilët kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi jashtë Kosovës. Ndërkaq, më shumë se 100 mijë shtetas që jetojnë në diasporë kanë aplikuar për votë nëpërmjet postës, proces ky votimi që ka nisur disa ditë më parë.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026













