Lajme
Mbi 1500 kilometra katrorë sipêrfaqe të djegura në Greqi
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi të enjten se sipërfaqet e djegura këtë verë nga flakët kalojnë përmasat e 1 mijë e 500 kilometrave katrorë. Dëmet më kolosale janë verifikuar në pyllin verior të Dadias, ku zjarret digjen prej 13 ditësh.
I kritikuar nga opozita e krahut të majtë, kryeministri konservator sërish fajësoi për katastrofën kushtet ekstreme të motit dhe krizën e klimës, pa lënë mënjanë valën e gjatë të të nxehtit që goditi vendin në korrik e që u pasua nga thatësira dhe erërat e ngrohta.
“Mbi 100 dronë do të monitorojnë zonat e rrezikuara, shpesh herë duke përdorur inteligjencën artificiale, kështu që ne mund të informohemi menjëherë nëse një zjarr bie. Gjithashtu do të vendosim sensorë për matjen e temperaturës dhe kamera në zonat arkeologjike dhe pyjet e rrezikuara. Ne do të regjistrohemi edhe në sistemet satelitore të avancuara, që do ta na japin informacion mbi progresin e zjarrit”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Po të enjten, mbi 100 zjarrfikës shtesë u vendosën në zonat e prekura nga flakët, duke e çuar totalin në 582, të mbështetur nga një flotë prej 10 avionësh dhe 7 helikopterësh nga 9 vende evropiane.
Zjarri i rënë më 19 gusht ka shkrumbuar shtëpi dhe sipërfaqe masive pyjore në rajonet Aleksandropolis dhe Evros, në afërsi të kufirit greko-turk.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












