E-Diaspora
Mbi 2 milionë të huaj në Zvicër, 6 për qind nga Kosova
Nga janari deri në qershor të vitit 2018 kanë emigruar 64’473 të huaj në Zvicër, një për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë kanë ikur nga Zvicra 37’278 njerëz.
Emigracioni neto vazhdon të bjerë me 2.6 për qind. Në gjysmën e parë të vitit 2017, migrimi neto u zvogëlua 12 për qind, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), shkruan albinfo.ch.
Që nga fillimi i vitit gjithsej 69,499 shtetas nga vendet e BE/EFTA-s i janë bashkuar popullsisë rezidente të përhershme për të filluar një punë në vendin helvetik. Kjo paraqet një rritje të lehtë prej 340 personave krahasuar me vitin paraprak (+0.5 për qind).
Në të njëjtën periudhë, 19,357 persona emigruan në Zvicër si pjesë e ribashkimit familjar (-0,7 për qind). Një e pesta e tyre (20.9 për qind) erdhën në kuadër të bashkimit familjar te një zvicerane ose një zviceran në vend.
Dy të tretat e të huajve, nga BE-ja
Në fund të qershorit 2018, sipas të dhënave SEM, 2,068’455 të huaj jetonin në Zvicër, 1.3 për qind më shumë se një vit më parë. Prej tyre, më shumë se dy të tretat erdhën nga vendet e BE / EFTA-s dhe 650 mijë nga vendet e treta.
Italia dhe Gjermania mbeten vendet më të rëndësishme të origjinës me rreth 15 për qind. Kjo pasohet nga Portugalia me 13 për qind dhe Franca dhe Kosova me rreth 6 për qind.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













