Shkurt.ch
Mbi 2000 veta protestojnë kundër heqjes së taksës për transmetuesin publik
Nëse do të fitojë iniciativa “No Billag”, kjo do të jetë përfundimisht mbyllje e radios dhe televizionit publik në gjuhën italiane në Zvicër, RSI. Në një rast të tillë do të mbeteshin pa punë 1500 punonjës
Më shumë se 2000 veta kanë demonstruar sot në Bellinzona, kryeqytetin e Kantonit më jugor të Zvicrës, Tiçinos. Demonstrimi i tyre është bërë për të kundërshtuar iniciativën “No Billag” dhe për të mbështetur shërbimin publik të radiodifuzionit, siç njofton Agjencia e Lajmeve SDA.
Nëse do të fitojë iniciativa “No Billag”, kjo do të jetë përfundimisht mbyllje e radios dhe televizionit publik në gjuhën italiane në Zvicër, RSI, transmeton albinfo.ch. Në një rast të tillë do të mbeteshin pa punë 1500 punonjës, kanë thënë organizatorët.
Duhet theksuar se në kantonin italishtfolës të Tiçinos, ashtu sikurse edhe në zonat tjera të populluara me etnitë pakicë, ofrimi i shërbimt publik të radios dhe televizionit ka rëndësi jetike, shkruan albinfo.ch. Është kështu për shkakun e thjeshtë se zona e vogël e mbulimit dhe numri i vogël i publikut nuk mundëson një ofertë serioze dhe të besueshme të informimit nëse ajo nuk mbështetet nga shteti.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











