Jeta në Zvicër
Mbi 250 martesa me detyrim bëhen gjatë vitit në Zvicër
Pavarësisht se prej dy vitesh zbatohet ligji federal kundër martesave me detyrim, megjithatë martesat e pavullnetshme në Zvicër ende janë të përhapura. Çdo javë thuajse nga pesë njerëz lajmërohen në zyrat regjionale të institutit për mbrojtjen nga martesat me detyrim “zwangsheirat”, përcjell “albinfo.ch”.
Më 19 mars, Gjykata Kantonale e Obwalden, e kishte shpallur të pavlefshme martesën mes një 20 vjeçare kosovare dhe bashkatdhetarit të tij 24-vjeçar. Martesa ishte bërë një vit më parë nën presion, siç kuptuan gjyqtarët. Gruaja fillon të mbrohet, sepse burri i saj e rrihte. Në dhjetor të vitit 2014 ajo kërkonte strehim të axha i saj, i cili jeton në një kanton tjetër, dhe më pas lajmërohet në polici.
Me anulimin e martesës, gruaja konsiderohet tani si e pamartuar. Për 20 vjeçaren, e cila ishte ardhur nga Kosova te burri i saj në Zvicër, kjo ndarje tashmë po i paraqet probleme serioze. Në mujain maj Enti për Migracion në Obwalden e kishte lajmëruar atë se leja e qëndrimit në Zvicër nuk do t’i vazhdohet tutje, sepse nuk janë plotësuar kushtet e qëndrimit për të huaj. Por kosovarja është duke bërë përpjekje që shteti zviceran të mundëson qëndrimin e saj në Zvicër, shkruan gazeta “NZZ Sonntag”.
Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm. Sipas gazetës zvicerane raste të tilla paraqitet mbi 250 gjatë vitit. Numri mund të jetë edhe më i madh.
“Mendohet se numri është edhe më i madh, por për shkaqe të frikës nga familja nuk mund të lajmërojnë rastin” thotë Anu Sivaganesan udhëheqëse e “zwangsheirat.ch”, transmeton albinfo.ch
“Shumica e viktimave nuk e sjellin anën emocionale të tyre”, thotë avokatja e specializuar për të drejtat e njeriut, Yvonne Meier. Ngurrimi për të lajmëruar këto raste qëndron edhe te të prekurit, të cilët ndihen si fajtorë dhe kanë frikë nga dëbimi i familjes.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














