Lajme
Mbi 3 milionë viktima nga koronavirusi
Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën të martën e kaloi 3-milionëshin, përderisa vala më e re e pandemisë po e sfidon procesin e vaksinimit në mbarë globin.
Numri i viktimave të Covid-19 përsëri po rritet, sidomos në Brazil dhe Indi. Zyrtarët shëndetësorë për këtë dukuri po i fajësojnë variantet më ngjitëse të virusit, të zbuluara së pari në Britani dhe Afrikë Jugore, bashkë me lodhjen e njerëzve nga izolimi dhe masat tjera kufizuese.
Në bazë të të dhënave të agjencisë së njohur, është nevojitur më shumë se një vit që numri i viktimave të arrijë në dy milionë, ndërsa milioni i tretë i të vdekurve u arrit për rreth tre muaj.
Brazili është duke prirë në listën e shteteve me më së shumti të vdekur mesatarisht për çdo 24 orë, me një të katërtën e viktimave në tërë botën që po regjistrohen në këtë vend.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













