Lajme
Mbi 300,000 persona të vdekur me koronavirus në Evropë
Në Evropë është tejkaluar shifra e 300,000 të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, teksa shtetet nga Rusia e deri tek Italia kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite.
I gjithë kontinenti evropian tani pothuajse ka rikthyer kufizimet në lëvizje, me qëllim të frenimit të pandemisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për një rekord të ri të personave të infektuar brenda një dite në nivel global.
Evropa ka regjistruar 300,688 të vdekur nga virus, bazuar në të dhënat e agjencisë së lajmeve AFP, ndërkohë që dy të tretat e viktimave janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Spanjë dhe Rusi.
Rritja e shkallës së infektimit ka ndikuar në mbushje të kapaciteteve spitalore në këtë kontinent, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Kjo pasi, zyrtarët shëndetësorë janë duke paralajmëruar se vala e dytë e infektimit është më e fuqishme dhe më serioze.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë ka paralajmëruar se dyfishimi i numrit të pacientëve me COVID-19, në njësitë e kujdesit intensiv çdo 10 ditë, është i papërballueshëm, spitalet në këtë shtet kanë vazhduar të pranojnë pacientë të sëmurë nga kufiri francez.
Më shumë se 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv në Francë janë të zënë me pacientë të infektuar me koronavirus, apo mbi 4,000.
Të hospitalizuar janë mbi 30,000.
Situata është duke u përkeqësuar edhe në Rusi, aktualisht vendin e katërt me më së shumti të infektuar në botë.
Rusia ka raportuar 20,396 persona të infektuar më 7 nëntor, duke e çuar në mbi 1.7 milion, numrin e personave të prekur nga COVID-19.
Për dallim nga pjesët tjera të Evropës, Rusia nuk ka vënë kufizime në lëvizje dhe as nuk ka mbyllur bizneset.
Autoritetet ruse kanë thënë se nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse sistemi shëndetësor mund t’i përballojë rastet.
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












