Lajme
Mbi 3,500 të infektuar brenda 24 orësh në Austri
Për herë të parë në Austri, më shumë se 3,000 raste të reja u raportuan brenda 24 orësh.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Austri vazhdon të rritet me shpejtësi. 3.614 infeksione të reja u raportuan në gjithë Austrinë brenda 24 orëve, shumica e tyre (777) në Vjenë, raporton Albinfo Austria.
Tashmë disa ditë Austria shënon shifër prej mbi 2.000 personave të infektuarve brenda 24 orësh, gjegjësisht 2.500 persona të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit e tejkaloi shifrën prej 3.000, me gjithsej 3.614 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Ky numër rekord është konfirmuar në bazë të 24.189 testeve.
Numri i të vdekurve u rrit për 11, në gjithsej 965.
Rritje dramatike u regjistrua të shtunën në Austri, jo vetëm për infeksionet e reja të koronavirusit, por edhe për numrin e të infektuarve të shtruar në spitale, ku ky numër ka kaluar mbi 90 persona në ditë.
Për momentin në Austri ka 21.181 pacientë aktivë, prej të cilëve 1.177 janë hospitalizuar, ndërsa 175 janë në kujdes intensiv.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












