Kosova
Mbi 41 mijë dollarë mblidhen në New York për fondacionin AMC
Organizatorët thonë se fondet e mbledhura, mbi 41 mijë dollarë do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Kosovë
Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (AMC) nga Prishtina ka mbajtur mbrëmjen e tij të dytë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club, New York City.
Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Mbi 70 mysafirë nga biznesi, kultura, politika dhe artet kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.
Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i cili përfshinte një fustan nga Besë Rugova, një çantë nga Agnesa Vuthaj, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga Dhe by Granita, bizhuteri nga Anita Berisha, një foto session nga Fadil Berisha, qëndrim 4-ditor në villën e Valon Xharra-së në Kaliforni, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Celaj, si dhe një kostum të Mbretëreshës Teutë nga Afërdita Delaj. Organizimin e kësaj mbrëmje e ka mbështetur Konsullata e Kosovës në New York.
Organizatorët thonë se fondet e mbledhura, mbi 41 mijë dollarë do të bëjnë një ndryshim domethënës në jetët e nënave dhe foshnjave në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











