Lajme

50 murgesha të një manastiri zviceran rezultojnë pozitive me koronavirus

Që nga fillimi i pandemisë, deri më tani një motër nderi ka vdekur në lidhje me Covid-19. Mosha mesatare e 280 murgeshave të këtij manastiri është 81 vjeç

“Koronavirusi nuk është ndalur as para Manastirit Ingenbohl pranë Brunnen-it,m kantoni Schwyz”, shkruan srf.ch.

Siç njofton qendra mediale katolike në faqen e saj të internetit kath.ch, mbi 50 motra nderi në manastirin në fjalë kanë dalë pozitive në testin e bërë për koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Me përjashtim të një të sëmure, të gjitha të tjerat mund të trajtoheshin në manastir, pa pasur nevojë për t`u shtruar në spital, thuhet në njoftimin e kath.ch.

Që nga fillimi i pandemisë, deri më tani një motër nderi ka vdekur në lidhje me Covid-19. Mosha mesatare e 280 murgeshave të këtij manastiri është 81 vjeç.

Për shkak se në kantonin Schwyz, në kuadër të masave kundër pandemisë nuk lejohen më shumë se 30 persona të mblidhen në një ambient, jo të gjitha 280 motrat e nderit në Ingenbohl mund të marrin pjesë në shërbim çdo ditë.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, nëntë bashkësitë brenda manastirit janë ndarë nga njëra-tjetra.

Të gjitha murgeshat që kanë rezultuar pozitive mund të lirohen nga izolimi në mes të javës, thuhet në njoftimin në fjalë.

(Foto: Kath.ch)