Bota

Mbi 50 të vdekur, njerëzit hidhen nga dritarja

Raportohet se deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 53

Mbi 50 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i furishëm që përfshiu një qendër tregtare në qytetin Kemerovo në rajonin e Siberisë në Rusi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve tha se 69 të tjerë llogariten të zhdukur dhe shumë prej tyre janë fëmijë, përcjell albinfo.ch.

Agjencia TASS citoi zjarrfikësit të kenë thënë se 40 nga të zhdukurit janë fëmije dhe 43 veta kanë pësuar plagë nga zjarri. Raportohet se deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 53.

Nuk ka informacione mbi shkakun e zjarrit që përfshiu qendrën tregtarë që ndodhet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Raportimet nuk saktësojnë nëse viktimat pësuan nga djegiet apo vdiqën nga tymi, por pamjet televizive tregojnë njerëz që po hidheshin nga dritaret e qendrës katërkatëshe për t’u shpëtuar flakëve.