Kosova
Mbi 700 tifozë zviceranë arritën në Prishtinë
Tifozët zviceranë zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Federata e Zvicrës ka njoftuar se 700 tifozë zviceranë kanë prerë biletat për ta parë ndeshjen Kosovë – Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave në Zvicër, ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi që mund të këtë familjarë të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe futbollistëve të tjerë kosovarë që luajnë për Zvicrën e që mund të bëjnë tifozëllek për ta.
Çfarë duhet të bëni në kohën tuaj të lirë? Pas stërvitjes të së mërkurës, disa yje të Zvicrës ndërruan topin e madh me një top të vogël për të bërë një lojë golfi. E duket që Zvicra ka shumë të pasionuar pas këtij sporti, e që nuk janë shqiptarët por yjet e Zvicrës si Renato Steffen, Gregor Kobel dhe Ruben Vargas. Edhe trajneri Murat Yakin duket se pëlqen të luajë gol dhe ai e bëri këtë gjatë kësaj kohe.
Shumë tifozë zviceranë në Kosovë
Sipas Federatës së Zvicrës, rreth 700 tifozë zviceranë do ta ndjekin ndeshjen në sektorin e mysafirëve të stadiumit Fadil Vokrri, derisa stadiumi ka kapacitet 14000 njerëz dhe është ndërtuar në vitin 1922. Mediat në Zvicër thonë se përpos këtyre 700 tifozëve, aty mund të këtë edhe fansa të tjerë të Zvicrës, që janë fansa të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Uran Bislimit.
Të gjithë futbollistët, të gatshëm për lojë
Përveç Filip Ugrinic, i cili u ftua për herë të parë, por që nuk erdhi për shkak të një lëndimi në ije, Murat Yakim ka gati tërë skuadrën dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim gjatë stërvitjeve.
E-Diaspora
-
SHKSHZ mban orë letrare kushtuar 28 Nëntorit Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës (SHKSHZ) organizon një orë letrare, në nderim të 28 Nëntorit,...
-
Wil: Mbrëmje artistike me rastin e Festës së Flamurit
-
Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte
-
Nëntori i letrave shqipe dhe atdhedashurisë mbahet në Vjenë
-
VIDEO
Rita Ora arrin në Kosovë për ditëlindje, prek tokën me dorë
Jeta në Zvicër
-
Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në fillim të vitit 2024 Operatori i telekomunikacionit Sunrise planifikon të shkurtojë 200 vende pune në tremujorin e parë të 2024....
-
Zvicër: Kërkohen më shumë informata rreth kontratave të vaksinës Covid
-
Zvicër: Shqyrtohet importi i papërgjegjshëm i qenve
-
Ndryshimi i orarit të SBB-së, më shumë lidhje për adhuruesit e malit
-
Qyteti zviceran që votoi për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë