Lajme
Mbi 9 mijë palestinezë të vrarë në Gaza, OKB alarmon për rrezik gjenocidi
Ekspertët e OKB-së kanë ngritur alarmin se populli palestinez është në rrezik serioz të gjenocidit, mes sulmeve të pandërprera të Izraelit në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në Gjenevë, ekspertët e Kombeve të Bashkuara, raportojnë se situata në Gaza ka arritur në një pikë katastrofike, ndërsa kërkojnë armëpushim humanitar për të siguruar ndihmën te njerëzit në nevojë.
“Uji është thelbësor për jetën e njeriut dhe sot, 2 milionë banorë të Gazës po luftojnë për të gjetur ujë të pijshëm. Të gjitha palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut. Ne kërkojmë një armëpushim humanitar për të siguruar që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë. Një armëpushim do të thotë gjithashtu se kanalet e komunikimit mund të hapen për të siguruar lirimin e pengjeve. Ne duam t’u kujtojmë të gjitha palëve se personeli dhe objektet humanitare dhe mjekësore janë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar. Shtetet kanë detyrimin të sigurojnë sigurinë dhe mbrojtjen e tyre gjatë kohës së luftës. Siç ka përsëritur vazhdimisht Sekretari i Përgjithshëm, grupet e armatosura të Izraelit dhe Palestinës duhet të kenë parasysh se edhe luftërat kanë rregulla”, tguhet në deklaratë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Ata i bënë thirrje Izraelit dhe aleatëve të tij që të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm.
“Koha po ikën për të parandaluar një gjenocid në Gaza”, raportojnë ekspertët e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë lajmet e fundit që vijnë nga Gaza flasin për të paktën 9,061 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, ndërsa më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në Izrael.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











