Shkurt.ch
Mbi 9 miliardë orë pune pa pagesë
Pjesa më e madhe e punës pa pagesë realizohet nga gratë. Ato bëjnë më shumë se 60 për qind të punës së pa paguar, kur dihet se gratë punojnë më tepër në shtëpi dhe rreth familjes
Gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë realizuar më shumë se 9 miliardë orë pune të pa paguar. Kjo shifër është madje më e madhe se sa ajo e orëve të punës së rregullt me pagesë, njofton Zyra Federale për Statistikë (BfS), shrkuan srf.ch.
Ndryshe, nëse puna e papaguar do të vlerësohej sipas çmimeve të tregut të punës, i bie se për të duhej të paguheshin 408 miliardë franga, konsideron BfS, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, pjesën më të madhe të punës së papaguar apo “gratis” ose “vullnetare”, e përbën puna shtëpiake. Kësaj i shtohet pastaj përkujdesja për fëmijët dhe të rriturit si dhe puna “e pastër” vullnetare.
Siç mund të merret me mend, pjesa më e madhe e punës pa pagesë realizohet nga gratë. Ato bëjnë më shumë se 60 për qind të punës së pa paguar, kur dihet se gratë punojnë më tepër në shtëpi dhe rreth familjes.
Për realizimin e këtij studimi, BfS ka marrë në shqyrtim të gjithë popullatën me qëndrim të përhershëm në Zvicër, nga mosha 15 vjeçare e tutje.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











