AT Balkani
Mbi 95% e votave me postë i takuan kandidatit të Vetëvendosjes në Podujevë
Vetëvendosje, bindshëm para LDK-së

Është bërë e ditur se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës ka marrë shumicën dërmuese të votave me postë për zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me postë votuan 221 votues. 199 prej tyre shkuan për, tashmë, kryetarin e ri të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga LVV, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, vetëm 22 vota me postë mori Nexhmi Rudari i LDK-së.
Ndërkohë, asnjë votë, nuk mori Naim Fetahu i PDK-së.
Shpejtim Bulliqi e fitoi njërën prej komunave, e cila konsiderohej bastion i LDK-së. Madje, kandidati i LVV-së fitoi pa balotazh, me 51.9% të votave në total.
Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Podujevës u mbajtën të dielën më 29 nëntor, pasi në shkurt të këtij viti nga i pari i kësaj komune dha dorëheqje Agim Veliu për të marrë një post qeveritar.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Intervistë
Safet Kryemadhi: “Bota ime është, të lexoj dhe të shkruaj” “Thuhet që për të shkruar mirë duhet lexuar shumë. Dhe është e vërtetë që para se...
-
Edhe në Tavannes të Kantonit të Bernës, hapet një shkollë shqipe
-
Shqiptarja “pushton” ballinën e revistës ndërkombëtare Soho Fashion Magazine
-
Vjosa Osmani: “Rreth 200.000 aplikime, faleminderit mërgatë”
-
Daka: Votat e diasporës numërohen vetëm nëse arrijnë në Kosovë 24 orë para zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda Pacientët e prekur në pesë rastet fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka...
-
Në Zvicër raportohen 2156 infeksione të reja dhe 62 të vdekur
-
Sondazh
63 % e zviceranëve janë për ndalimin e burkës
-
Deri më tani në Zvicër janë vaksinuar 170.000 veta
-
Qeveria thotë se mund të mbyllë shkollat, por nuk dëshiron