Lajme
Dhjetëra avionë me mërgimtarë drejt Kosovës, për të votuar
Të shumtë ishin mërgimtarët nga diaspora që votuan përmes postës në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 14 shkurt 2021, transmeton albinfo.ch.
Pamje e qytetarëve që udhëtonin mbrëma për Kosovë përmes aeroportit Shtutgard –Prishtinë, u prononcuan për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje me koalicion Vjosa Osmanin.
Mërgata është dashur të votojë përmes misioneve diplomatike të vendit, por një gjë të tillë ia pamundësoi KQZ-ja dhe organet e tjera aktuale.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit u ankuan për vështirësitë që iu dolën për të votuar në këto zgjedhje, madje edhe me kërcim denoncim ndaj KQZ-së.
Ndërkohë, dhjetëra avionë fluturuan për të votuar në Kosovë mbrëmë nga Evropa, e madje edhe nga Amerika e Australia. Ditët në vijim pritet të organizohen shumë avionë, ngase janë shtuar kërkesa të mëdha, sipas të dhënave të agjencive ajrore!
Mobilizimi i diasporës shqiptare nga shtetet e Evropës ishte që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Këtë e tregoi fluksi i madh që votën e dërguan përmes postës. Pos votimit përmes postës, qytetarët tanë udhëtuan dhe po udhëtojnë edhe përmes rrjetit tokësor me autobus dhe mjete të tjera udhëtimi, sidomos nga Gjermania, Zvicra, Austria, nga shtetet skandinave dhe shtetet e tjera evropiane.
Zgjedhjet po afrohet, po diaspora që nga dje filloi me të madhe të arrijnë në Kosovë përmes vijave ajrore (fluturimeve) që i kanë rezervuar biletat kaherë e me kostot të mëdha, por ata theksojnë se ia kamë borxh atdheut me synimin për ta ndërtuar një shtet të mirëfilltë, me ligje dhe rregulla, në interesin e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













