Shkurt.ch
Mbi gjysma e zviceranëve përkrahin barazinë e të huajve
Te personat me shkollim të kryer fillor, përqindja është vetëm 41.4% ndërsa te ata me shkollim të lartë dhe universitar. 74.3% të tyre shprehen në të mirë të kësaj barazie
Një sondazh i realizuar nga Zyra Federale për Migracion (BFM) ka ardhur në përfundimin se një shumicë e vogël e zviceranëve shprehen në favor të të drejtave të barabarta të të huajve me vendësit. Qëndrim të tillë kanë 55.7 për qind të pjesëmarrësve në anketë.
Siç edhe pritej, të anketuarit me prejardhje të huaj janë shprehur me shumicë më të madhe, gjegjësisht 70.7% për një barazi të tillë. Sondazhi tregon se të rinjtë janë dukshëm më të hapur se të moshuarit sa i përket barazisë së shanseve të të huajve. Në mesin e të rinjve nga 16 deri 24 vjeçarë 69.5 për qind janë për barazinë. Nga ana tjetër më së paku, ose vetëm 45% e favorizojnë barazinë e të huajve personat e anketuar të moshës mbi 65 vjeçare.
Dallimet në qëndrim sa i përket barazisë së të huajve janë të mëdha edhe kur është në pyetje shkollimi i të anketuarve. Kështu, te personat me shkollim të kryer fillor, përqindja e ithtarëve të barazisë së të huajve është vetëm 41.4%. Krejtësisht ndryshe është kjo përqindje te personat me shkollim të lartë dhe universitar. 74.3% të tyre shprehen në të mirë të kësaj barazie.
Ndryshime të mëdha janë vënë re edhe në mes të regjioneve. Në regjionin e Cyrihut dhe atë të Zvicrës veriperëndimore në mesin e zviceranëve pa prejardhje të huaj ka më së shumti, gjegjësisht 60% përkrahës të barazisë së të huajve
Sondazhi është bërë me pjesëmarrjen e rreth 17 mijë të anketuarve
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













