Mbrëmja e Semimaturës 2011
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit dhe atij të Glarusit me rastin e festës së semimaturës 2011 lëshon këtë NJ O F T I M
Kur dallgët e jetës e përplasin njeriun, nuk është me rëndësi se ku jeton, por me rëndësi është se çfarë përkushtimi ka për gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Prandaj, edhe sot ata të cilët u larguan apo lindën në vend të huaj, por me dashurinë për gjuhën dhe kulturën kombëtare shqiptare, do të festojnë së bashku me rastin e përfundimit të mësimit në shkollën shqipe
„Mbrëmjen e Semimaturës 2011“
Ata kanë arsye të festojnë sepse përfundimi i shkollës shqipe, edhe atë në dhe të huaj ka një domethënie të veçantë. Gatishmëria e fëmijëve shqiptarë për t`u ulur në bankat e shkollës, për të mësuar gjuhën amtare është një dëshmi e fortë se gjuha është ajo që na mban gjallë.
Prandaj duke u nisur nga ky parim Semimaturantët e shkollës shqipe të Kantonit të St. Gallenit dhe atij të Glarusit do të festojnë së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre këtë datë të shënuar në jetën e tyre, kurse për programin argëtues do të përkujdeset këngëtarja nga Prishtina Leonita Marjakaj.
Mbrëmja e Semimaturës organizohet më 17 Qershor 2011, në ora 19.30, në sallën: Oberstufenzentrum Flös, Heldaustrasse 50, 9470 Buchs SG.
Walenstadt, 10. Qershor 2011 Kryesia e LAPSH „Naim Frashëri“SG/GL Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit













