Futboll

Mbrëmje me spektakël, Zvicra përballë Belgjikës

Belgjika e pret sonte Zvicrën nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve

Zvicra do të jetë sonte mysafire e Belgjikës (20:45) në “King Baudouin Stadium” të Brukselit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Si Zvicra ashtu edhe Belgjika e kanë nisur me fitore Ligën e Kombeve, duke mundur Islandën. Për Helvetikët për herë të parë është ftuar mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj, shkruan albinfo.ch.

Në 27 ndeshjet e mëparshme të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, Belgjika ka marrë 13 fitore, gjashtë barazime dhe tetë humbje kundër Zvicrës.

Zvicra do të paraqitet në këtë takim pas një humbje 1:0 të pësuar në miqësoren e luajtur kundër Anglisë një muaj më parë, por Shaqiri me shokë e kanë nisur Ligën e Kombeve me një fitore bindëse 6:0 të marrë kundër Islandës në takimin e parë të Grupit 2 të Ligës A.

Ndërkohë, Belgjika është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi (9 fitore, 3 barazime, 0 humbje), duke shënuar të paktën dy gola në nëntë prej tyre.

Gjithashtu, pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë më shumë se tre gola.