Lajme

Mbrëmje përkujtimore për Dr. Shqiponja Isufin

Mbrëmja mbahet më 11 nëntor, në ambientet e Universitetit të Cyrihut, në adresën: Universität Zürich, Rämistrasse 71, 8006, Zürich, Kol-F-101

“Ne nderojmë ish-studenten, docenten dhe shoqen tonë me një takim përkujtimor”. Kjo është motoja e mbrëmjes homazh që mbahet në kujtim të profesoreshës dhe ekonomistes së shquar, Dr. Shqiponja Isufi.

Nën organizimin e familjes, miqve, ish-studentë (Alumni) dhe të tjerë, pastaj Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Cyrihut “Studenti”, të premten, më 11 nëntor, mbahet një mbrëmje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Shqiponja Isufit.

Mbrëmja mbahet në ambientet e Universitetit të Cyrihut, në adresën: Universität Zürich, Rämistrasse 71, 8006, Zürich, Kol-F-101.

Dyert hapen nga ora 18.00, ndërsa fjalimet mbahen nga ora 18.30 deri në orën 19.30.