Kosova
Mbyllet Brezovica për dy ditë, mund të ketë ortekë të tjerë
Zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, ka vdekur nga një ortek që ka ndodhur në Brezovicë.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka thënë se pas vdekjes së zv.ministrit Daci, ata kanë marrë vendim për mbylljen e qendrës së skijimit në Brezovicë për dy ditë, pasi ekziston mundësia që të ketë ortekë të tjerë.
Morina ka thënë se qendra do të mbyllet edhe për arsyen se do të vazhdojnë hetimet për rastin.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës kanë ndodhur dy ortekë, e njëri nga ta i ka zënë dy persona. Prokurori i rasti ka thënë se janë kryer të gjitha ekzaminimet e trupit të pajetë të zv.ministrit.
Prokuror Burim Qerkini ka thënë se për shkak të kushteve ata nuk kanë mundur të shkojnë në vendin e ngjarjes për do të vazhdojnë hetime nga nesër.
Ai ka thënë se vdekja e zv.ministri ka ndodhur rreth orës 14, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Nga informacionet preliminare që kemi marrë nga dëshmitarët, rasti ka ndodhur jashtë pistës së skijimit, ku një grup skitarësh kanë shkaktuar vetë ortekun e borës”, ka thënë prokurori Burim Qerkini.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













