Kosova
Mbyllet edicioni i 5-të i festivalit ‘Art Without Limit’, ndahen çmimet për më të mirët
Edicioni i 5-të i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”, kushtuar personave me aftësi të kufizuar, është mbyllur të martën, më 03.12.2024, me ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.
Filmi “Cowad” nga Franca ka marrë Çmimin për “Filmin më të mirë për të drejta e personave me aftësi të kufizuar” (Best Story about rights of persons with disabilties). Çmimi për “Best Fiction” e mori filmi “Proof of love” nga Franca.
Kurse çmimi për “Dokumentarin më të mirë” ( Best dokumentary) iu dha filmit “My name is Wiette” nga Gjermania.Çmimin “Art pa kufi” (Art Without Limit Award) e mori filmi “By my side” nga Austria. Kurse, çmimin për “Filmin më të mirë për fuqizimin e grave” (Best story in the film for women empowerment) e mori filmi “Ania from Piekielnik” nga Polonia.Filmi “Bubble boy” nga Britania e Madhe e mori çmimin “Animacioni më i mirë” (Best Animation). Çmimin “Art Without Limit – Kids Award” e mori filmi “Arti dhe equal” nga Shqipëria. Ndërsa, çmimin “Special mention for inspiration presentation in the film” (Përmendje e veçantë për prezantimin frymëzues në film) e mori filmi “Room taken nga Irlanda dhe “Severe brain injury recovery shoting for the stars” nga Kanadaja.
50 filma nga vende të ndryshme të botës janë shfaqur gjatë edicionit të të sivjetëm të festivalit “ Art Without Limit International Film Festival”. Përveç shfaqjes së filmave në kategorinë zyrtare në kuadër të këtij festivali, këtë vit janë mbajtur edhe aktivitete të tjera, si programe të veçanta dedikuar fëmijëve e fuqizimit të gruas, work-shope për filma e programe speciale. Është mbajtur një masterclass me regjisorin holivudian, Peter MacDonald, e work-shopi për animacion me regjisorin Artan Maku nga Shqipëria. Gjithashtu gjatë këtij edicioni të këtij festivali është shfaqur edhe një film për një piktor të ri nga Prishtina, i cili është i prekur me disklesi dhe disgrafi. Edicioni i 5-të i këtij Festivali ka nisur më 01.12.2024 dhe është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Nga identiteti te përgjegjësia, demokracia e shqiptarëve përtej shtetit kombëtar Reflektim akademik e shoqëror në Universitetin e Cyrihut, organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Cyrih... -
Shqipëria prezantohet me sukses në panairin ndërkombëtar A+A 2025 në Dyseldorf -
Suedi: Ftesë për kompanitë kosovare në eventin B2B & Matchmaking të sektorit ICT -
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare -
Anna Krasniqi fiton Grand Prix në Itali
Jeta në Zvicër
-
Çfarë synon saktësisht të bëjë propozimi zviceran kundër imigracionit “jo 10 milionëve”? Ndër përpjekjet më të diskutueshme politike në Zvicër të dekadës së kaluar, nisma anti-imigracion “Jo 10... -
Sa do të kushtojnë biletat për trenin e ri të natës nga Zvicra në Suedi? -
Gjithçka që duhet të dini rreth ndryshimit të sigurimit tuaj shëndetësor zviceran në vitin 2025 -
Pse 570,000 të huaj në Zvicër mund të marrin papritmas leje qëndrimi të përhershme -
SBB: 116 trena të rinj të porositur për S-Bahn Zurich dhe Romandia









