Lajme

Më 2 prill, qytetarët e Gjenevës do të votojnë

Gjeneva do ta zgjedhë qeverinë e saj

Më 2 prill, qytetarët e Gjenevës do të votojnë për përfaqësuesit e tyre kantonalë si për Këshillin e Madh, ashtu edhe për Këshillin e Shtetit, përcjell albinfo.ch.

I pari është Parlamenti (legjislativ) dhe i dyti dega ekzekutive e qeverisë.

Zyrtarët e të dyve do të zgjidhen për mandate pesëvjeçare, pra deri në vitin 2028.

Më shumë informacion rreth këtij procesi mund të gjeni këtu.