Lajme

Më 5 gusht nis mësimi në kantonin Aargau

Nxënësit kthehen në shkollë

Gjatë muajit korrik të gjitha shkollat e Zvicrës u mbyllën, nxënësit shkuan në pushime dhe ato po vazhdojnë ende. Dallimet e datave të pushimeve janë të ndryshme, sipas strategjive arsimore kantonale, përcjell albinfo.ch.

Datat e fillimit të shkollës publike ndryshojnë nga kantoni në kanton – më e hershmja, në Aargau, është më 5 gusht, ndërsa e fundit, në Ticino, më 26 gusht.

Në shumicën e kantoneve, mësimet fillojnë nga mesi dhe javën e tretë të muajit.