Sport
Me kallashnikov feston fitoren e Shqipërisë rrugëve të Cyrihut!
Policia e ka kapur personin në fjalë, një shtetas zviceran 26 vjeçar. Pas kontrollimit është parë se ai nuk ka pasur municion në armë dhe as me vete
Shprehja e gëzimit pas fitores së mbrëmshme kundër Armenisë, që i siguroi Shqipërisë për herë të parë kualifikimin në një Kampionat Evropian, ishte plotësisht legjitime dhe në përgjithësi ka kaluar në qetësi. Kështu ka qenë edhe në Zvicër, ku me mijëra shqiptarë të ekzaltuar kanë dalë në sheshe dhe kanë festuar duke parakaluar me flamuj dhe me transparente ose kanë ngarë veturat e tyre me fishkëllima nga sirenat.
Por ka pasur edhe teprime. Kështu mbrëmë, siç shkruajnë mediet zvicerane duke iu referuar burimeve policore, një tifoz i kombëtares shqiptare që parakalonte me veturë në një lagje të Cyrihut, krahas flamurit ka pasur në duar edhe një kallashnikov të cilin e ka “reklamuar” duke e ngritur lart nga vetura.
Policia e informuar ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka kapur personin në fjalë, një shtetas zviceran 26 vjeçar. Pas kontrollimit është parë se ai nuk ka pasur municion në armë dhe as me vete. Ndaj personit të përmendur është bërë kallëzim penal dhe atij po ashtu i është konfiskuar arma.
Gazeta 20minuten shkruan se personi me armë dhe një grup tifozësh kanë parakaluar me makina dhe këmbë qëllimisht para lokaleve serbe, në shenjë provokimi. Për këtë arsye policia ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përplasjen e mundshme. Ajo me këtë rast ka pasur parasysh përvojën e disa netëve më parë, kur në këtë pjesë të qytetit ka pasur rrahje masive në mes të fansave shqiptarë dhe atyre serbë, me ç`rast qe lënduar një polic.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















