Futboll
Me kë do të luajë Zvicra në “play-off”?
Zvicra, Anglia dhe Portugalia deri më tani kanë siguruar një vend në “Play-off” të Ligës së Kombeve
Zvicra mundi me përmbysje Belgjikën 5:2, duke siguruar vendin e parë në grup dhe tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Nati tashmë ka siguruar biletën për fazën tjetër dhe do të jetë në vazon e parë për kualifikimet e “Euro 2020”.
Helvetikët kanë siguruar “Play-off”-in, së bashku me Portugalinë dhe Anglinë, derisa kombëtarja e fundit do të jetë mes Francës dhe Holandës. Kjo e fundit është mysafire e Gjermanisë të hënën (sot) dhe i mjafton një barazim për të kompletuar katërshen e madhe në “Play-off” të Ligës së Kombeve.
Fituesi i grupit A, do të sigurojë një vend në Evropianin e ardhshëm dhe njihet si fitues i kësaj lige, që po aplikohet për herë të parë. Shorti do të hedhet më 3 dhjetor, ku gjithashtu do të jetë shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero