Integrimi
Me lindjen në Zvicër, nuk bëhesh zviceran
Të gjithë njerëzit që lindin në Zvicër, nuk bëhen zviceranë. Duket e çuditshme që një i ri i lindur, i rritur dhe i shkolluar në Zvicër, të aplikojë dhe t'u nënshtrohet testeve të natyralizimit!
E nisa këtë vështrim për përjashtimin nga të drejtat e natyralizimit pikërisht gjatë javës kundër racizmit, që është shndërruar në një javë të veçantë gati se në tërë Zvicrën. Gjatë kësaj jave mobilizohen autoritete e institucione, shoqëri civile e aktivistë politikë me qëllim të riafirmimit të vlerave demokratike dhe barazisë.
Lufta kundër racizmit dhe diskriminimit, në këtë rast edhe kundër përjashtimit nga natyralizimi, tani duhet të bëhet një prioritet jo vetëm i autoriteteve dhe i Konfederatës së Zvicrës, por mbi të gjitha, edhe i politikanëve me rrënjë shqiptare dhe neve si komunitet, që jozyrtarisht numëron mbi 300 mijë persona.
Prej rreth 8 milionë e 700 mijë banorëve, sa jetojnë në Zvicër, dy milionë nuk kanë pasaportë të kuqe me kryq të bardhë, si pasojë e një politike përjashtuese dhe procedurave burokratike. Do të thotë 25 për qind të banorëve të Zvicrës kanë një pasaportë të huaj. Përderisa diversiteti ka kohë që është pjesë e jetës së përditshme, sistemi zviceran i natyralizimit bën pjesë ndër më të ashprit në Evropë.
Të gjithë njerëzit që lindin në Zvicër, nuk bëhen zviceranë. Duket e çuditshme që një i ri i lindur, i rritur dhe i shkolluar në Zvicër, të aplikojë dhe t’u nënshtrohet testeve të natyralizimit!
Platforma albinfo.ch kishte kërkuar të gjithë ata që kanë qenë viktimë e përjashtimit dhe refuzimit të rrëfejnë për rastet e tyre. Megjithëse kanë pranuar të intervistohen, ndërkohë kanë refuzuar nga frika se do të bartin pasoja, gjegjësisht do të refuzohen sërish nga autoritetet.
Ka shumë komuna të vogla, veçanërisht në disa kantone gjermanishtfolëse të Zvicrës, të cilat diskriminojnë të gjithë ata që aplikojnë për një pasaportë të kuqe. Shpesh dëgjojmë rrëfime të tilla se kanë hequr dorë nga kërkimi i shtetësisë pikërisht nga frika se mund të refuzohen dhe se nuk u takon shtetësia.
Ne kemi lexuar edhe për rastin e Mërgim Ahmetit, të cilit autoritetet komunale në një fshat të Kantonit St.Gallen i kishin hedhur poshtë kërkesën për pasaportën zvicerane, vetëm për shkakun se nuk i kishte ditur me emra disa lokale hoteliere në fshatin ku jetonte. Në intervistën që bëhet në këto raste, atë e kishin pyetur po ashtu rreth përkatësisë fetare, të drejtat e grave në Arabinë Saudite (!), për gjuhën që flitej në shtëpinë e tij etj.
Pas ankesës në nivel kantoni përmes angazhimit të një avokati, Mërgimit më në fund i njihet e drejta e shtetësisë zvicerane.
Përvoja të ngjashme kanë pasur edhe shumë kandidatë të tjerë shqiptarë për pasaportën zvicerane.
Origjina e një personi nuk duhet të luajë rol në të drejtën e shtetësisë. Askush nuk duhet të fitojë të drejtën për shtetësi përmes përshtatjes dhe vetëm në këtë mënyrë të gjithë njerëzit në Zvicër mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre për të mirën e të gjithëve.
Procedurat e tanishme burokratike bazohen në dyshimin se dikush mund të kërkojë diçka që nuk i takon ose nuk e meriton, shkaku i paragjykimeve të shumta, dhe pse jo edhe ksenofobisë. Ky qëndrim duhet të ndryshojë. Qytetarët që jetojnë në Zvicër, e të cilët ende nuk kanë pasaportë duhet të jenë të mirëpritur, të përkrahen dhe të inkurajohen për natyralizim.
Secili i cili jeton prej katër vjetësh në Zvicër, duhet që pavarësisht prej statusit të qëndrimit të ketë të drejtën për natyralizim. Gjithashtu është diskriminuese, kur njerëzve, të cilët janë të detyruar të marrin ndihmë sociale, mbase jo me dëshirën e tyre, u mohohet e drejta e natyralizimit. Dhënia e shtetësisë duhet të bëhet nga autoritetet, me procedurë të shpejtë dhe të lirë.
Mbi të gjitha fëmijët, të cilët që në lindje kanë vendbanim në Zvicër, duhet të marrin shtetësinë zvicerane në mënyrë automatike. Një zgjidhje të tillë, të cilën e njohin edhe shtetet e tjera, mundëson të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët e lindur këtu, merr parasysh diversitetin e popullatës dhe ndihmon Zvicrën që edhe në të ardhmen të vazhdojë të jetë një demokraci e gjallë me një pretendim për barazi dhe drejtësi.
Më i zëshëm në këtë drejtim është politikani me rrënjë shqiptare, Arber Bullakaj, i cili prej vitesh dëshiron ta ndryshojë këtë. E paralajmëruar rreth një vit më parë, iniciativa e tij e quajtur “Vierviertel” (Katër të katërtat), fillon tash zbatimin e saj praktik.
Iniciativa kërkon, veç tjerash, të hiqet në tërësi afati i pritjes i cili tani zgjat 10 vjet dhe të eliminohen vendimet arbitrare me rastin e natyralizimit.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch (online&print)
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja















