Kosova
Me mbi 18 vite burg dënohen 7 të akuzuarit për terrorizëm
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar 7 persona për vepra që lidhen me terrorizëm, derisa i teti është liruar nga të gjitha akuzat.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar 7 persona për vepra që lidhen me terrorizëm, derisa i teti është liruar nga të gjitha akuzat. Artan Kadriu është dënuar me 4 vjet burgim, me nga 3 vjet burgim janë dënuar Besim Shabani dhe Egzon Latifi, kurse Adil Bushi dhe Jetmir Bushi me nga 2 vjet e 4 muaj burgim. Bekim Halili është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për vepra terrorizmi, ndërsa 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, dhe gjykata vendosi për të dënuarin në fjalë, burgim në total 3 vjet. Kujtim Bytyçi është dënuar për 8 muaj me burgim të kushtëzuar, me afat verifikimi prej 1 viti, derisa Jeton Hajdini, është liruar nga të gjitha pikat e akuzës. Vendimin e gjykatës nuk e ka pranuar pala mbrojtëse e cila ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit .
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














