Sport

Me Natin, apo për Kombëtaren?

 

  • Schmidet e Kombëtares dhe Natit

  • Christian Laich, tifozi që mbështet Shqipërinë

  • Christian Laich me shokun e tij Gani Alijin

  • Familja Schmid në St. Gallen

  • Fitnete dhe Thomas Schmid

  • Bashkëjetesa vazhdon...

  • Linda Arifi

Kjo është pyetja me e shpeshtë në mesin shumë futbolldashësve të Zvicrës që ngjall debatin e konfliktit të besnikërisë në prag të lojës së shumëpërfolur Zvicër -Shqipëri. Dihet që disa shqiptarë në Zvicëri i përgjigjen me thjeshtësi kësaj pyetjeje, pa e lëvizur qerpikun ata thonë: Shqipëria, është e qartë!

Por, përse mund të merret ky vendim kaq thjesht, e kuptoni? A nuk jemi ne shqiptarët që nga krenaria e madhe gati pëlcasim, kur Shaqiri, Xhaka, Xhemajli apo Behrami shënojnë gol! Ne të gjithë e dimë që lojtarët me rrënjë shqiptare u japin shqiptarëve të Zvicrës një ndjenjë përkatësie. Ata bëjnë, pra, që komuniteti shqiptar të ndjehet i pranuar. Ata bëjnë që sekondot ta ndjejnë Zvicrën si shtëpinë tyre.

Me 6 shqiptarë në përfaqësuesen zvicerane dhe 10 në atë shqiptare, shkolla e futbollit zviceran ka ngritur dukshëm cilësinë e dy përfaqësuesve, duke ngritur madje vëmendjen e tifozërisë në maksimum, veçmas ndaj përballjes me 11 qershor 2016, ku nëna mbështet Shqipërinë, e babai Zvicrën, kur vëllai i vogël kërkon pikët e plota vëllait të madh, e ku të mbashë anë mundë të cilësohet si mungesë lojaliteti ndaj vendit ku jeton.

Një dashuri, pra, kjo e padefinuar, kundër së cilës mund të na mbrojë vetëm mania e stilit zviceran; të qëndrojmë neutral.
Por, a është kjo e mundur në një lojë futbolli!? Dyshojmë se jo, thonë në familjen zvicerano-shqiptare, ku vetëm babai bën tifo për Zvicrën. Zvicra ndaj Shqipërisë? Jo, tek ne zviceranët kjo lojë quhet Shqipëria. Një, kundër Shqipërisë Dy. Unë u ndihmoj shqiptarëve të Zvicrës, sepse e di që mund të mbështetem te miqtë e mi. Do të dëshiroja të fitonte Zvicra me rezultat 2 – 1, shpreson Thomasi. Por, nëse do të ndodhte të humbte Shqipëria! Dy, do të kishte një kryengritje, sidomos mediale. „Do të mjaftonte sikur vetëm njëri të huqte një rast pa dashje dhe do të fillohej me akuza; ja shih tek lojtarët shqiptarë nuk mund të mbështetemi, atyre mund t’ju japesh të gjitha, por ata mbetën shqiptarë dhe nuk bëhën dot pjesë jona“, thotë Thomasi, i vetëdijshëm që këtë tani e ka tjerrë shumë hollë.

Mirëpo, humbja e Zvicrës nuk i brengos fort tifozen shqiptare, Linda Arifin. Zvicrën e kam vendlindje dhe e respektoj, por në futboll e mbështeti Shqipërinë, deklaron ajo. Kur futesh në stadion si tifoze, shkon për ta mbështetur një ekip të zemrës. E ky ekip për mua është Shqipëria, thotë Linda. „Unë jam rritur në frymë shqiptare në Zvicër. Dhe nuk është e detyrueshme aty ku je lindur e rritur, ta duash edhe futbollin e atij vendi“. Futbollin duhet ta ndjesh me zemër, e gjatë intonimit të himnit kombëtar, thekson 29- vjeçarja e lindur dhe e rritur në Bazel, e cila prej pesë vjetësh jeton në Cyrih.

Me gjjithë mirëkuptimin ndaj tifozëve shqiptarë dhe vetë anëtarëve të vet të familjes që bëjnë tifo për Shqipërinë, Thomas Schmid mendon se fitorja e Zvicrës ndaj Shqipërisë do t’i kthente lojtarët shqiptarë të Natit në heronj. „Nëse ne do të fitonim, të gjithë zviceranët do të ishim të lumtur. Unë kam një grua shqiptare, kam një familje gjysmëshqiptare dhe do të dilja qesharak nëse do të deklarohesha kundër gjysmës së ekipit tim. Por, nëse do fitonim, do kishim disa heronj shqiptarë këtu“, deklaron Schmid ndaj pyetjes se a vëren mungesë lojaliteti te shqiptarët e Zvicrës.

Shikoni, shqiptarët janë popull emocional dhe djali im që është përShqipërinë nuk do të thotë se është kundër Zvicrës, kjo është një përballje sportive dhe do të mbetet e tillë, përfundon Schmid.

Për fëmijët me prindër të përzier nuk është i lehtë pozicionimi. Nuk di si ta them, është vështirë, por më duket se anoj më shumë për Shqiperinë se s’është kualifikuar asnjëherë deri tani, thotë 17 vjeçja,Joana Schmid. „Unë e di që jam gjysmëzvicerane, por ta them, jam shumë krenare që jam shqiptare“, vazhdon ajo. Por edhe kur të fitojë Zvicra, jam e lumtur dhe të mos ishte loja e Zvicrës me Shqipërinë, do të isha përherë për Zvicrën.

Po kështu mendon edhe i vëllai i saj, Samueli, 12-vjeçar. „Do të jetë vështirë, por unë jam më tepër për Shqipërinë“, thotë ai.„Nuk e di, ekipin zviceran, nuk mund ta quash me plot gojën Zvicër. Flitet shumë se do të luajë Shqipëria kundër Shqipërisë apo kështu disi. Por nëse Zvicra fiton, nuk është se nuk do të gëzohesha, do t’i gëzohesha edhe fitorës së Zvicrës“, thotë Samueli.

Për mamanë e Samuelit, Fitnete Lala Schmid, kualifikimi i Shqipërisë ka qenë një ngjarje shumë emocionuese, bile kam qarë, tregon ajo. Mënyra se si e kanë përcjellë, se si e kanë festuar shqiptarët një eveniment sikur të shpalleshim kampion, më bëri krenar dhe unë besoj se vetëm shqiptarët e bëjnë këtë punë, thekson Fitnetja.
Por, a ka konflikt besnikërie në këtë shtëpi, pyesim zojën e shtëpisë. Jo, përgjigjet ajo, s’ka; kjo është një garë sportive dhe asgjë më tepër.

„Në familjen tonë kjo gjë nuk vërehet, nuk është se e preukopon dikend sepër cilin ekip bëjmë tifo ne, familja e burrit tim, Thomasit, e merr sportivitet“.

Për lojën s’dua të vë tip, dëshira ime është që të fitojë Shqipëria sigurisht, kështu që as që e mendoj humbjen, ngaqë dëshira për të fituar është shumë e madhe“, shprehet e vendosur Fitnejta, e cila para se të emigronte në Zvicër, ka qenë pjesë e ekipit nacional të Shqipërisë në garat ndërkombëtare të çitjes me pushkë.

Se dashuria për futbollin kalon përtej kufijve nacionalë, tregon shqiptari Jetmir Behluli që kërkon të fitojë Zvicra, përderisa zvicerani Christian Laich, përfaqësuesen zvicerane e sheh si një trup mercenarësh, kurse është i fascionuar pas lojës ekipore të Shqipërisë.

Lojën e parë të Shqipërisë e kam parë kundër Portugalisë, ku Shipëria e fitoime rezultat 0 me 1.Natyrisht në fillim shikohesha me kureshtje (çfarë bën një zviceran këtu pa pasur lidhje me vendin në një lojë të Shqipërisë), por kjo shpejt kaloi dhe unë njoha disa njerëz shumë interesantë. Loja në mbrëmje ishte pastaj super. Shqipëria nuk ishte aspak favorite, por lojtarët dhanë gjithçka për ekipin. Ata luftonin dhe vraponin për secilin top e bashkëlojtarë. Kjo është për mua ajo që bën dallimin në futboll. Jo vetëm ky tiki-taka futboll, por mbi gjitha lufta për ngjyrat apo për vendin e vet. Kjo, për fat të keq, mungon në shumë ekipe kohët e fundit. Këtë angazhim e shoh unë përndryshe vetëm te Atletico Madrid, pohon ai.
Por çfarë i jep ekipi shqiptar që nuk i jep Zvicra, pyesim. „Shpirti luftarak“, shprehet Christiani. „Ata vrapojnë për njëri-tjetrin, ata ndihmojnë njëri-tjetrin, ata janë një ekip. Dhe kjo ndikon edhe tek tifozët. Kjo çmenduri pozitive mepëlqen dhe reflekton shpirtin e futbollit më mirë se çdo gjë tjetër“, vlerëson Laich kombëtarën shqiptare, i cili prej lojës ndaj Portugalisë, ka përcjellë vazhdimisht eliminatorën e Shqipërisë.

„Prej ekipit nacional të Zvicrës, nuk pres shumë, kjo është një trup mercenarësh, e cila luan vetëm për përfitime personale. Vlera personale e tregut është për ta më e rëndësishme se rezultati i ekipit“.

Por, kështu nuk mendon Jetmir Behluli, student në Universitetin e Cyrihut. Ai mbështet Zvicrën, ngase me helvetët gjen vetën, thotë Behluli. „Jam meZvicrën, sepse është skuadër që unë identifikohem me djelmosht si Xhaka, Shaqiri etj.“, thekson Behluli. Pavarësisht kësaj, ai i dëshiron pak më shumë fitore Shqipërisë, të cilën e konsideron me pak gjasa për kalimin e grupit.

Por, kur e pyesim të riun Christian Laich se për cilën kombëtare u rrah zemra më fort, ai është i prerë, zemra ime nuk rrah për asnjërën kombëtare, thotë ai. „Zemra ime rrah vetëm për klubin e vendit tim, FCSG“, të cilin unë qysh nga fëmijëria e mbështes, tregon Laich. „Ekipit nacional të Shqipërisë natyrisht unë i dëshiroj shumë sukses“, shprehet ai, i cili jo rrallë ballafaqohet me shikime irrituese dhe thënie qesharake nga bashkëvendasit e tij rreth simpatisë së tij me ekipin shqiptar, mirëpo kjo atë nuk e shqetëson. „Kjo nuk më bën mua aspak përshtypje“, shpreh Laich simpatinë e tij përfutbollin.
Për Schmidët, Linden, Christianin e Jetmirin, futbolli është sporti që i bashkon dhe jo që i ndanë ata. Fairplay është sllogani i FIFA-s, kurse mbështetja që ata ua japin përfaqësueseve është një shprehje emocionale e besnikërie për futbollin dhe assesi obligim ndaj vendit.

letemps5
Shkrim i botuar në gazetën Le Temps, në bashkëpunim me Albinfo.ch