Jeta në Zvicër
Më pak të papunë në qershor
Situata në tregun zviceran të punës është përmirësuar përsëri. Shkalla e papunësisë ra nga 3.2 për qind sa sihet në muajin maj në 3.1 për qind në muajin qershor.
Në fund të qershorit ishin 139’127 të papunë që ishin regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV), 5651 më pak se muajin e kaluar, njofton Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO). Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, papunësia u rrit me 4.4 për qind ose 5871 njerëz, përcjell albinfo.ch
Numri i të rinjve të papunë në mes të 15 dhe 24 vjet është ulur me 5.6 për qind në 15’791, thotë SECO. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar paraqet një rënie prej 0.4 për qind.
Gjithsej janë 201’131 punëkërkues të regjistruar, 5108 më pak se muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër u rrit me 5.3 për qind në 10’041 njerëz. Numri i vendeve të lira që janë regjistruar në RAV u rrit me 249 në 11’269.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












