Lajme
Më shumë rrymë verës, sesa dimrit
Pikërisht gjatë verës, kur kërkesa për rrymë bie, Korporata Energjetike e Kosovës ka blerë më se shumti energji elektrike. Madje, edhe më shumë se në muajt me të ftoftë të vitit. Fjala është për tremujorin e tretë të vitit 2010, kur importi i energjisë, sipas Entit të Statistikës të Kosovës, është rritur për 72 për qind, krahasuar me atë paraprak. Saktësisht, në tre muajt e verës, KEK-u ka importuar mbi 186,5 GWh energji, prej 73,2 GWh sa ka qenë në tremujorin e dytë. Vetëm për këta tre muaj, korporata ka shpenzuar afër 10 milionë euro në import.
“Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010, importi i energjisë elektrike është rritur për 72,3 për qind”, thuhet në raportin më të fundit të ESK`së, rreth bilancit të energjisë. Kështu, vetëm këto katër vitet e fundit, KEK-u ia ka “gëlltitur” buxhetit të Kosovës, rreth 200 milionë euro. Nga KEK-u, importin e lartë gjatë verës, e kanë shpjeguar me atë se në këtë kohë blloqet e termocentraleve kanë qenë në riparim të planifikuar.
“Importi është më i lartë gjatë muajit korrik, sepse për 15 ditë të këtij muaji, të dy blloqet e termocentralit “Kosova B” kanë qenë në riparim, ku u janë ndërruar rotorët e turbinës së shtypjes së ulët”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK. Sipas Buzhalës, nga 186.5 gigavatë për orë, 121 prej tyre janë importuar gjatë muajit korrik, pasi gjysmën e këtij muaji ka qenë jashtë prodhimit termocentrali “Kosova B”.
Veç kësaj, gjatë kësaj kohe ka rënë edhe prodhimi i thëngjillit, me gjithë faktin që është hapur mihja e re në Sibofc, që një kohë. Është prodhuar rreth 2 milionë tonë thëngjill, që krahasuar me tremujorin e dytë, është më i vogël për 1.8 për qind. Shpjegimi për këtë, sipas Buzhales, është se prodhimi i thëngjillit duhet të shikohet në nivel vjetor, e jo në periudha të ndryshme. Sipas tij, vazhdimisht ka në deponi mbi 500 mijë tonë qymyr, që mjaftojnë për rreth 3 javë prodhim. “Kjo do të thotë se gjatë vitit 2010 janë prodhuar 7.50 milionë tonë qymyr, nga 7.18 milionë tonë sa janë prodhuar një vit më herët”, tha ai.
Buzhala thotë se është rritur edhe prodhimi i energjisë elektrike. Megjithatë, kështu nuk tregojnë statistikat. Sipas ESK-së, për tre muaj, në Kosovë është prodhuar gjithsej 1.3 mijë GWh energji elektrike. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010, prodhimi i energjisë elektrike është më i vogël për 3.6 për qind, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 16.7 për qind. Posaçërisht, rënie e prodhimit është shënuar në hidrocentrale.
Janë prodhuar gjithsej 22.2 GWh energji elektrike, që krahasuar me tremujorin paraprak, është më pak për 4.8 për qind. Nga ana tjetër, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Ethem Çeku, ka thënë se pavarësisht milionave që jepen për KEK-un çdo vit, situata nuk po përmirësohet. Blerja e rrymës, sipas tij, në vazhdimësi është në rritje. “Vetëm në qeverisjen e fundit, KEK-ut i janë ndarë mbi 200 milionë euro nga buxheti”, thekson Çeku. Sipas ish-ministrit, situata është katandisur kështu, edhe si pasojë e dështimit të projektit “Kosova e Re” dhe nga mungesa e investimeve në termocentralet ekzistuese. “Nuk janë duke investuar në blloqet ekzistuese.
Mosinvestimi e detyron KEK-un të blejë rrymë”, thotë ai. Ndërkaq, sa i përket rritjes enorme të importit gjatë verës, Çeku ka thënë se edhe këtu në pyetje vjen vjetërsia e termocentraleve, pasi që, blloqet në atë kohë ndalen së punuari me qëllim të renovimit. Sipas raportit të bilancit të energjisë, gjithashtu rënie ka pasur edhe sa i përket faturimit të energjisë për këtë periudhë. Faturimi ka qenë 35.7 milionë euro, që krahasuar me faturimin e tremujorit paraprak, vërehet një rënie prej 1,0 për qind, por rritje prej 8.6 për qind, krahasuar me përudhën e njëjtë të vitit 2009
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione