Lajme
Më shumë se 1.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina
Afër 800 mijë refugjatë ukrainas kanë arritur në Poloni
Raporohet se rreth 787,300 njerëz që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Poloninë fqinje deri më tani, thanë të shtunën autoritetet polake, raporton REL. Vetëm të premten nga Ukraina në Poloni kanë hyrë 106,400 njerëz, përcjell albinfo.ch.
Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që nga data 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tha zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pavel Szefernaker.
Qeveria e Polonisë ka ngritur 30 pika pritjeje kufitare, tha Szefernaker, ndërsa zyrtarët lokalë kanë ngritur më shumë qendra në qytete dhe bashki anembanë vendit. Pas mbërritjes në Poloni, disa prej qytetarëve të Ukrainës, udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve tjera të perëndimit.
Kombet e Bashkuara thanë në fillim të kësaj jave se të paktën 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina. Përveç Polonisë, ata po kalojnë në Sllovaki, Hungari, Rumani, Moldavi dhe Rusi.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana













