Shkurt.ch
Më shumë se një e treta e punëve në Zvicër janë me orar të pjesshëm
Numri i njerëzve që punojnë në Zvicër është në rritje. Ndërkohë, puna me orar të pjesshëm është më e përhapur në Zvicër se sa në pjesën tjetër të Europës, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Në Zvicër, 84.2 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç ishin në marrëdhënie punë gjatë vitit 2018, që shënon një rritje prej 2.9 për qind qysh prej vitit 2010. Brenda Europës, vetëm Islanda ka shkallë më të lartë të punësimit se Zvicra.
Megjithatë, 35 për qind e vendeve të punës janë me orar të pjesshëm, sipas Anketës së Fuqisë Punëtore në Zvicër, të vitit 2018.
Kjo përqindje është pothuajse më e lartë se në çdo vend të BE-së, përveç Holandës, ku gjysma e vendeve të punës janë me orar të pjesshëm, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket gjinisë, sipas kësaj ankete, 88.5 përqind e burrave janë në punë, kurse pjesëmarrja e grave është 79.9.
Numri i pozitave me orar të pjesshëm në Zvicër është rritur bashkë me numrin e nënave të punësuara.
Në vitin 2010, dy të tretat e grave të moshës 25-54 vjeç kishin punë, e po ashtu edhe fëmijë nën moshën katër vjeçare. Në vitin 2018, pjesëmarrja e tyre në arriti mbi 75 për qind.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












