Bota

Me të filloi lufta civile në Siri

Me llakun e verdhë filloi çdo gjë. Pa të ndoshta nuk do të fillonte kryengritja kundër diktatorit Bashar Al Assad dhe Siria nuk do të zhytej në luftë civile

Ishte një nga ditët e funidt të dimrit. Koha kishte filluar të ngrohej. Abdulrahman al-Krad ishte marrë vesh me shokët e klasës për të dalur atë pasdite. Atëherë në shkurt të vitit 2011 ai ishte 10 vjeçar dhe ishte në klasën e pestë të shkollës Al-Quneitra në Daraa, një vendi thellë në Jug të Sirisë. „ Unë shkova në një dyqyn të lagjes sonë dhe e bleva një llak”, tregon sot Abdulrahmen. Dhe natyrisht se ende e di edhe ngjyrën e tij: „e verdhë“.

Me llakun e verdhë filloi çdo gjë. Pa të ndoshta nuk do të fillonte kryengritja kundër diktatorit Bashar Al Assad dhe Siria nuk do të zhytej në luftë civile.

Abdulrahman dhe shokët e tij spërkatnin herëpashere me sprej muret e fqinjve. Këtë herë shkuan në shkollë. « Ne shikonim shumë programme televizive mbi Palestinën». Ata kishin parë grafitet në Tunezi, Egjipt, Libi. Nga kryengritjet e « Pranverës Arabe » atje kishin rënë diktatorët, transmeton albinfo.ch gazetën Tages Anzeiger. Abdulrahman kishte vizatuar një zemër të shpuar me shigjetë në njërën prej mureve të jashtme të shkollës. (…)Pastaj shkroi edhe dy fjali në mur : « Tash e ke radhën ,doktor ! ». Presidenti është mjek i syve. Dhe « Ti e ke shkatërruar vendin, o Assad ! ».

Abdulrahman al-Krad është 15-vjeçar. Ai është një tinejxher hollak dhe i zgjatur. Ai tash jeton në al-Ramtha, në Veri të Jordanisë, me prindërit dhe tri motrat e tij. ku ka gjetur strehim por jo edhe jetë të re. Të shumtën e kohës ai e kalon në një dhomë të zhveshur, ku pin duhan, ia ngul sytë murit apo celularit të tij, bisedon në internet me shokë dhe i plak kështu ditët. Tash merr për të pirë një çaj të ëmbël, shtrihet në një dyshek, ndez një cigare dhe rrëfen për ditët me të cilat filloi do gjë në Siri.

„Unë kam shkruar në vend « Gadaf » thjesht « Assad ».Pse? Ai s’kishte lidhje. Edhe më pak kishte lidhje me politikë.Ishte ende një fëmijë. Madje emrin e Assad-it e kishte shkruar gabimisht. Ai ksihte harruar një vijë vertikale në shkronjën e parë alif, në a-në e parë të Assad-it.

Në mëngjesin e pasnesërm policia kishte mbërrijtur në shkollë. Përreth qëndronin mësuesit, drejtori. Dhe disa të tjerë civilë. Ata ishin nga Shërbimi i Fshehtë, të cilën gjë ai e mësoi shumë më vonë. Ata i fshinë grafitet. Askush nuk tha asgjë. „Ne nuk e dinim se a po e lyenin shkollën apo çka po bënin“. Ata ishin dërguar nga Shefi i Sigurisë së Daraa-s, Atef Najib, gjeneral brigade dhe kushëri i Bashar al- Assad-it. Ai njihej si brutal, i paskrupull, arrogant. Ai ishte famkeq.

Në klasë u shpërndanë fletë, mësuesi diktonte, fëmijët duhej të shkruanin. U përmend edhe emri i Assad-it, që arabisht do të thotë luan. Nuk ishin fjalët që i kishte shkruar me sprej në mur Abdulrahman, por të njëjtat fjalë po.

Prindërit e Abdulrahmen-it tashmë janë kthyer në dhomën e tij në al-Rathma. Babai është rreth të dyzetave, por duket si 60-vjeçar, zëri i tij është i turbullt. Pasojë e një sulmi nüe tru. Mund të thuhet edhe e shokut të pësuar. Nëna është një grua në të zeza. Vetëm në shami mban një shenjë leopardi Ajo dëgjon rrëfimin e djalit të saj Dikur ndërhyn dhe thotë «  dikur ky thoshte se po mbahet një garë për bukurshkrim «

Abdulrahim ishte një nxënës kryesisht i dobët. Ai ishte krenar që në këtë garë të çuditshme ishte kualifikuar për në rundin final. Kishin mbetur në garë edhe nëntë apo dhjetë djem. « Ata na thanë të shkruanim edhe diç dhe pastaj u kthyem në mësim ». Në ditën e katërt atë e nxori nga klasa drejtori. Në zyrën e tij pritnin dy burra. Ata e lavdëruan për bukurshkrimin e tij. « Ti do të vish me ne dhe ne do të ta japim një shpërblim», i thanë.

Dy herë një gabim i vogël

Edhe këta burra ishin dërguar nga Shefi i Sigurimit Najib. Në një kombi të bardhë ata e sollën djalin në stacion të policisë. Atij i dhanë një shishe sprej. Ai duhej të shkruante në muret brenda stacionit të policisë po ato fjalë që i kishte shkruar në murin e jashtëm të shkollës. Ngjyra ishte e verdhë. Dhe prapë kishte harruar vijën vertikale në alif. Befas u harrua shpërblimi. Në vend të kësaj , burrat filluan ta pyesin se „ Kush të ka shtyrë ta shkruash këtë në shkollë?“Abdulrahman-i përgjigjet me „askush“. Ata nuk i besonin: „Duhet të jetë dikush që të ka dërguar“.

Nëna e tij rrëfen se tek pasdite vërejti se diç nuk është në rregull. Fëmijët sollën gjërat e tij të shkollës. Ajo nuk e dinte se ku ndodhej djali i saj. Pak më vonë erdhi babai i tij në shtëpi. Atë e kishin thirrur në stacion të policisë, i kishin treguar fotografinë me murin e shkollës, gabimin që e kishte tradhtuar dhe ekspertizën e grafologëve.

«Ju përgjërova të ma lironin djalin », tregon babai. Oficerët thoshin se nuk është në pyetje djali. Ata dëshironin të dinin për urdhërdhënësin. « Askund në botë nuk ndodh të burgoset një dhjetëvjeçar », protestonte babai në polici. Më kot. Ai ose mund të shkonte, ose të qëndronte me djalin e tij të mitur, përcjell albinfo.ch. Por ata do të duhej ta dërgonin Abdulrahman-in në al-Suweida, në kryeqytetin e provincës fqinje..

Secili në Daraa e dinte se ç’do të thoshte Suweida: Shërbimi i Fshehtë Ushtarak. Nga aty njerëzit nuk ktheheshin më. Ata kishin lejuar babain e tij, i cili veç sa kishta dalur nga punëtoria e zdrukthtarisë të shkonte në shtëpi e t’i ndërronte rrobat. Në rrugë e sipër ndiente se si po i shtohej paniku. Krejt çka mundi të bënte ishte telefonata vëllezërve dhe shpresa se ata mund ta ndihmojnë.

Sërish një kombi i bardhë. Këtë herë babë dhe bir në ulësen e fudnme në mesin e dy burrave me kalashnikovë. Në mesnatë arritën në Suweida. U kontrolluan. Abdulrahman mbante uniformën shkollore. I kontrolluan edhe palët e këmishës dhe tegelin e pantollave, ia morën të gjitha gjërat metalike, lidhëset e këpucëve, rripin, kravatën. Iu desh të qëndrojë në gjunjë i zhveshur. Ata donin të siguroheshin se ai njuk kishte fshehur asgjë në prapanicë. Babain e tij e futën në një qeli,djalin në një tjetër. Katër burra të panjohur, mure të zhveshura, dysheme betoni, një derë metalike, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. S’kishte dritare, s’kishte shtretër. „ Më dhanë batanije, dy për t’i shtruar, një si jastak, një për t’u mbuluar“, thotë Abdulrahman. Ishte i lodhur për vdekje, por gjumi s’s zinte fare. „S’mund të mendoja në asgjë tjetër përveç në atë se çka do të bënin me mua“.

Pas mëngjesit e morën në pyetje, me pranga në duar të lidhura prapa shpinës, me sytë e lidhur me një dizgë gome të zezë të prerë nga ndonjë gomë e ndonjë kamioni.aq të shtrënguar sa mund ta ndiente edhe pulsin e tij. Një tavolinë shkrimi e drurit, tri karrige, një llambë tavoline. Dhe një burrë që quhej lejtnant Nidal. „Në fillim ai i shte i sjellshëm me mua.“ , tregon Abdulrahman. Pstaj gjithnjë e njëjta pytje: „Trego se kush të ka shtyrë ta shkruash këtë.! Pastaj të lëmë të shkosh menjëherë“.

Abdulrahman e përsëriste po atë që kishte thënë në Dara: ASKUSH. Lejtnanti Nadal filloi të bërtiste.

Regjimi sirian ishte përballur me shumë kryengritje – dhe i kishte arritur t’i shtypte. Dukej sikur ishin të rrethuar me konspiracion, Lojtnanti pyeti edhe njëherë dhe i premtoi edhe një celular po ta bënte të njohur urdhërdhënësin e tij. „S’kam përgjigje për këtë“, thoshte Abdulrahman.

Lejtnanti ishte i zemëruar, pyetje nuk parashtronte më. Vetë i dyti e futën Abdulrahman në një gomë dhe i shtypnin prapanicën, kofshët dhe supet. „Me një kablo më godisnin derisa humba vetëdijën“. Kur erdha në vete s’mund as të ngrihesha e as të ecja. „ Atyre ju desh të më çoninn në qeli“. Gjak nuk dilte. Lëkura e këmbëve nuk pëlcet nga përdorimi i kabllos. „Dulab“ e quajnë të burgosurit këtë torturë në gomë. Kjo metodë sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut është pjesë e repertoarit të torturave në burgjet e shërbimeve të fshehta dhe kryesisht nuk lë shenja. Viktima s’mund ta dëshmojë torturimin.

Në qeli Abdulrahman-in e shtrinë për të fjetur të burgosurit e tjerë. Fjetja ishte e ndaluar, por të burgosurit i premtuan se do ta zgjonin posa të vinte dikush. Ai po flente pë herë të parë qëkur e kishin marrë nga shkolla – pa ëndërra, si i vdekur.

Në mbrëmje e morën sërish në pyetje. Sërish goma, goditjet, pyetjet e njëjta. Ditëpërditë. Mëngjesi, marrja në pyetje, tortura, dreka, marrja në pyetje, torturat. Një rrjedhë që përcaktonte strukturën ditore. Në ditën e katërt nuk ia vendosën më lidhëse në sy.“ Unë pashë të torturuar, gjak, njerëz të lidhur në mur apo të varur në tavan. Unë kam parë shumë gjëra. Abdulrahman rrëfen për përjetimet e tij pa u ndalur, me të njëjtin ton të ftohtë, pa ndonjë eksitim zëri, pa ndonjë emocion të veçantë., përcjell albinfo.ch. Vetëm shikimi i mbetet i ngurtësuar dhe bosh. Ai vazhdo të tregojë më tej pasi ndez një cigare : « Unë pashë gishta dhe thonj të  këputur. Atë e bënë për të më frikësuar. ».

Pastaj e morën babain e Abdulrahman-it. Ai kishte dëgjuar Abdulrahman-in duke qajtur dhe dënesur , kishte dëgjuar edhe pllaqaritjen e goditjeve. Kur babai shkonte në tualet, kollitej për t’i bërë me dije Abdulrahman-it se është ende aty. Babai thotë: „Unë e lusaj atë të thoshte emra, e kërcënoja sikur të isha unë në anën e tortueruesve të tij“. Abdulrahman heshtte. „Sepse s’kisha përgjigje“, thotë ai. Sërish tortura në rrotë. Tash para syve të babait. Babi mundohej të përmbahej, por më vonë i pëlciti një venë në kokë. Sulm në tru.

Kur atë ditë Abdulrahman-in e nxorën për herë të dytë nga qelia, e vendosën të zhveshur në pjesën e sipërme të trupit në një karrikë. Duart ia lidhën me pranga në një tra të tavanit dhe ia hoqën karriken. „Me tërë peshën varesha vetëm në nyjet e duarve“. Metali më preu mishin. Me një kabëll më godisnin në shpinë.

Dy ditë arriti të mbahej, pastaj ishte thyer. Përmendi emra. „ I shpika disa. Më duhej një pushim që të më pakësoheshin dhembjet“. Kjo nuk zgjati shumë. Në ditën tjetër lejtnati Nadal e thirri: „Emrat e tillë nk ekzistojnë. Do të tallesh me mua ti. Ai vazhdoi ta rrahë edhe më fort. Ai ji dha emra të tjerë. Kështu vazhdoi për katër ditë.

Në Daraa ishte ende qetësi. Por tensionimi po rritej. „ Të gjithë kishin frikë të madhe“, tregon gjyshi i Abdulrahman-it i vitit të lindjes 1939. Tash edhe ai jeton në Jordani. Për atë se për çfarë tmerresh ishte i gatshëm regjimi, ai e dinte që ng akoha e babait të Bashar al –Assad-it, Hafez-it. « Ata filuan të zbarkojnë edhe në Daraa dhe filluan të burgosin », thotë burri i moshuar. Edhe te familja e Abdulrahman-it ata erdhën sërish, bastisën dhomën e tij, dollapin, librat. « Kur u burgos Abdulrahman-i, shpejt mori vesh e tërë lagja se ç’ndodhi », thotë nëna e tij. Por askush nuk guxonte të vinte dhe të pyeste.

(…) Pas tetë ditësh Abdulrahman-i dhe babai i tij u dërguan në Damask. (..) Edhe në Damask vazhdoi si në Suweida. Tortura, qeli, marrje në pyetje. Katër- pesë ditë kështu… Më në fund u liruan me kusht. « Djali të paraqitej sa herë të jetë nevoja ».

Në ndërkohë regjimi kishte burgosur edhe rreth 20 djem të tjerë të moshës 9 – 11 vjeç me motivacion se në muret e shkollave dhe të siloseve të miellit kishin shkruar me sprej parolla nën slloganin e revoltës egjiptiane « Populli do rrëzimin e regjimit ».

Mbi fëmijët e burgosur dhe të torturuar kishte filluar të fliste befas e tërë Daraa. Baballarët e fëmijëve të burgosur u mblodhën tek Qendra e Shërbimit të Sigurimit dhe të kërkonin lirimine bijëve të tyre.

(…)

Ajo që dëgjuan baballarët e dëshpëruar veç sa u a shtoi edhe më zemërimin i cili u shndërrua në një uragan. „Ju nuk i keni edukuar mirë fëmijët. Për këtë arsye kjo detyrë po më bie mua tash.“, u kishte thënë baballarëve Najib-i, kushëriri i Assad-it., duke fyer rëndë kështu nderin e tyre, transmeton albinfo.ch. „Harroni fëmijët tuaj!“, i shpotiti Najib-i. „Bëni të tjerë. Dhe nëse nuk mundeni, do t’ua çojë burrat e mi dhe do t’ua trgeojnë këtë grave tuaja“.

Një nëçmim me të cilin shefi i sigurimit kishte kaluar çdo kufi. Burrat u mblodhën në xhaminë Omari në Dara dhe kërkuan jo vetëm lirimin e djemve të tyre, por edhe dorëheqjen e guvernerit. Shehu i xhamisë u përpoq të ndërmjetësonte , por regjimi nuk priti. Ndërhyri njëherë me gaz lotsjellës e pastaj edhe me municion. Më 18 mars erdhi edhe të vrarët e parë.

« Pastaj nuk më morën më « , thotë Abdulrahman-i. « Protestat ia shpëtuan jetën nipit tim », thotë gjyshi i tij., Por protestat e zhytën Sirinë në luftë që po zgjat tash e pesë vjet.

Paul- Anton Krüger, Tagesaneiger

Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri