Portrete të firmave

Me VLAG, doganim dhe zhdoganim pa telashe, të mallrave nga vendlindja

VL Verzollung + Logistik AG me seli në Basel-Stadt, është ndërmarrje, e cila merret me shpedicion, transport ndërkombëtar, doganim, zhdoganim dhe me shërbime komplete të logjistikës.

Albinfo.ch ka biseduar me zëvendësdrejtorin menaxhues  të VL Verzollung + Logistik AG, z. Kamil Ramadani, lidhur me shërbimet konkrete që ofron kjo ndërmarrje. Si trajtohen mallrat nga Kosova dhe shtetet e tjera prej nga vijnë shqiptarët në Zvicër, në çfarë rastesh ofrohen tarifa preferenciale ose lirim nga pagesa doganore etj., janë disa nga pyetjet të cilave u është përgjigjur z. Ramadani.

Çfarë shërbimesh u ofron VLAG klientëve të saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?

Duke qenë një kompani logjistike dhe zhdoganimi, ne u ofrojmë klientëve tanë të gjitha shërbimet që lidhen me doganat dhe i trajtojmë ato në mënyrë profesionale si pjesë e një procesi të tërë shërbimi në përputhje me kërkesat ligjore. Për shembull, ne sigurojmë për klientët tanë që e gjithë procedura e zhdoganimit, si për import, ashtu edhe për eksport, të kryhet në përputhje me rregulloret. Pastaj, përdoren parametra të ndryshëm, në varësi të vendit të destinacionit. Si për zhdoganimin e importit, ashtu edhe për zhdoganimin e eksportit, ne lëshojmë dokumentet përkatëse doganore për klientët tanë.

Një fushë tjetër e biznesit tonë është konsultimi. Ne operojmë në një mjedis global dhe dinamik, në të cilin rregullat e lojës mund të ndryshojnë shpejt, prandaj nevojitet shumë njohuri dhe rrjetëzim për të qëndruar në nivel të detyrës, këtu. Ne ofrojmë seminare trajnimi të personalizuara dhe të orientuara nga praktika për kompanitë si dhe trajnime individuale. Shpesh ky shkëmbim ndihmon për të kuptuar të gjithë pjesëmarrësit. Teoria bazë duhet të komunikohet në mënyrë të strukturuar – kjo është mënyra e vetme për të krijuar bashkëpunim dhe partneritet solid.

Për më tepër, ne u ofrojmë klientëve tanë mundësi të ndryshme magazinimi në Zvicër. Në selinë tonë në Bazel, për shembull, ne u ofrojmë klientëve tanë një magazinë OZL (magazinë ose depo e hapur doganash). Mallrat mund të ruhen këtu pa pagesë (pa doganë, pa taksa) derisa të rieksportohen ose importohen, në Zvicër ose jashtë saj.

A punoni me agjenci të tjera doganore apo zyra doganore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar?

Jemi në kontakt të përditshëm me dogana të caktuara në Zvicër, kjo është pjesë e rutinës dhe punës sonë. Zhdoganimi i importit mund të përcillet në çdo zyrë doganore në Zvicër. Këtu është e rëndësishme njohja e saktë e procesit të zhdoganimit dhe zbatimi i tij. Ne mund të mbështetemi në ekspertizën e punonjësve tanë dhe partnerëve tanë përkatës. Kur jemi te transportet ndërkombëtare, si nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, gjatë viteve janë zhvilluar partneritete të vlefshme dhe të besueshme në vendet në fjalë. Kufiri me BE-në trajtohet gjithashtu nga ne si një pjesë e madhe e biznesit tonë të përditshëm në përputhje me procesin doganor.

Çfarë bashkëpunimi keni me ndërmarrje të veçanta të shpedicionit?

Ne u ofrojmë kompanive individuale të transportit/transportuesve një proces të personalizuar doganimi. Për shembull, për të siguruar një proces efikas importi, ne përcaktojmë zyrën doganore në të cilën do të zhdoganohen kamionët. Kjo është një pjesë e rëndësishme për një proces të qetë pa pritje të gjata.

Cilat produkte eksportohen më shumë nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas?

Përvoja jonë tregon se mallrat e përdorimit dhe pajisjet personale eksportohen përgjithësisht nga Zvicra në Kosovë. Kjo përfshin gjithashtu të gjitha llojet e automjeteve. Megjithatë, një trend statistikor tregon se kompanitë zvicerane po dërgojnë gjithnjë e më shumë mallra të tyre në Kosovë për t’i rafinuar ose riparuar ato në terren. Kostot janë më të lira në krahasim me Zvicrën dhe këta investitorë të qëndrueshëm po krijojnë më shumë vende pune në Kosovë. Një situatë ideale biznesi, fitimprurëse për të dyja palët.

Cilat produkte importohen në Zvicër nga Kosova?

Nga ana tjetër, nga Kosova në Zvicër po importohen gjithnjë më shumë materialet e ndërtimit dhe mobilimi i shtëpive. Kjo ndodh pasi ato kanë një standard të lartë të cilësisë, por me kosto më të ulët në krahasim me Zvicrën.

Cilat produkte nga Kosova kanë tarifa preferenciale (pagesë më të ulët dogane) apo trajtohen pa doganë?

Aktualisht nuk ekziston një marrëveshje e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës/EFTA, por Unioni Doganor, anëtar i të cilit është edhe Zvicra, e klasifikon Kosovën në kuadrin e të ashtuquajturit “Sistem i Përgjithësuar i Preferencave GSP të vendit në zhvillim”. Me një deklaratë të origjinës REX (Deklarata mbi origjinën), mallrat (me disa përjashtime si: kafshët e gjalla, ushqimi, pijet alkoolike dhe joalkoolike) gjithashtu mund të importohen pa doganë. Regjistrimi REX duhet të aplikohet nga furnizuesi/prodhuesi nga Kosova tek autoritetet doganore.

Është e rëndësishme të dihet po ashtu se disa mallra (p.sh. mobile, kompjuterë personalë, laptopë, serverë, etj.) mund të importohen pa doganë nga çdo vend pa pasur një marrëveshje ose dëshmi të origjinës,

Një vendim i rëndësishëm për ndryshimin e ligjit të tarifave doganore është miratuar nga Këshilli Federal për të hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024. Nga kjo datë detyrimet e importit në tarifën doganore zvicerane janë hequr për të gjitha produktet industriale. Produktet industriale përfshijnë:

  • Makinat dhe pajisjet
  • Pajisjet elektrike dhe të telekomunikacionit
  • Produktet e ndërtimit
  • etj.

Çfarë duhet të dinë klientët që eksportojnë automjete?

Për shkak të marrëveshjes dypalëshe me Zvicrën, i ashtuquajturi EUR.1 (certifikata e lëvizjes së mallrave) për importe pa doganë ose me tarifa të reduktuara përdoret për automjetet që eksportohen në vendet si: Maqedonia e Veriut, Serbia ose Bosnjë e Hercegovina. Për këtë qëllim duhet të kërkohet e ashtuquajtura dëshmi e origjinës nga importuesi kryesor i markës së automjeteve në Zvicër. Me këtë dëshmi, ne si VLAG mund të aplikojmë për zhdoganim EUR.1 pranë autoriteteve doganore zvicerane. Fatkeqësisht, kjo procedurë nuk është e mundur për Kosovën për shkak të mungesës së marrëveshjes së tregtisë së lirë të saj me Zvicrën.

Çfarë procedurash të doganimit dhe zhdoganimit ofroni ju si agjent doganor?

Si kompani logjistike dhe doganore, ne u ofrojmë klientëve tanë një paketë të gjithanshme shërbimi. Ne kryejmë zhdoganimin e përgjithshëm të importit dhe eksportit për klientët tanë, krijojmë aplikacione/kërkesa doganore dhe i këshillojmë si dhe i mbështesim ata me të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me çështjet doganore në Zvicër.

Çfarë e dallon kompaninë tuaj nga agjencitë e tjera të zhdoganimit?

Ne jemi një agjenci doganore neutrale dhe për këtë arsye nuk jemi të lidhur me ndonjë kompani shpedicioni. Si një partner i respektuar dhe i besueshëm, ne kemi një rrjet të madh ndërkombëtar dhe operojmë kryesisht nga Zvicra. Pikat tona të forta qëndrojnë në ekspertizën teknike dhe njohuritë operacionale që kanë punonjësit tanë. Këto përbëjnë bazën për logjistikën gjithëpërfshirëse dhe shërbimet e zhdoganimit për klientët tanë me kërkesa të larta.

Prej sa kohësh VLAG është aktive në këtë sektor?

VLAG u themelua në vitin 2010 dhe që atëherë ka operuar me sukses si kompani logjistike dhe doganore në disa lokacione në Zvicër dhe në një degë në Gjermani. Ne jemi anëtarë të SPEDLOGSWISS Veriperëndimore të Zvicrës, shoqatës tregtare për industrinë e shpedicioneve dhe logjistikës.

Sa persona me prejardhje shqiptare punojnë në kompaninë tuaj?

Kompania jonë aktualisht ka pesë persona me origjinë shqiptare. Një prej tyre është z. Qahil Dalipi. Z. Dalipi drejton departamentin tonë për Ballkanin dhe së bashku me ekipin e tij është përgjegjës për zhdoganimin në Zvicër dhe nga Zvicra. Ai është në kontakt të përditshëm me prodhues të veçantë nga Kosova si dhe me kompanitë e transportit dhe importuesit në Zvicër.

Një biografi e Kamil Ramadanit

Unë quhem Kamil Ramadani, i lindur në vitin 1988, në Tetovë, Maqedonia e Veriut. Në moshën 7-vjeçare i jam bashkuar babait tim dhe emigrova në Zvicër. Më pas kam ndjekur shkollimin në Bazel dhe në vazhdim kam përfunduar me sukses një stazh 3-vjeçar si nëpunës i mallrave në shoqatën e trajnimit SPEDLOGSWISS Nordwestschweiz. Gjatë mësimit tim, puna me sektorin e doganave më dukej shumë interesante; kështu që, qysh atëherë unë e kisha të qartë se doja të nisja karrierën time në këtë fushë. Unë kam qenë me VLAG që kur u themelua më 2010. Në fillim si deklarues doganor, më vonë si drejtues dege dhe nënshkrues i autorizuar në Bazel dhe që nga viti 2017 jam aksionar dhe anëtar i Bordit drejtues. Sot jetoj me familjen time në komunën e bukur Möhlin, në kantonin Aargau.

/Shkrim i sponzorizuar/

Foto: Armend Berisha /albinfo.ch